Pesë orë pritje në Merdar për t’u larguar nga Kosova

Deri në 5 orë po zgjat pritja e qytetarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara pas orës 16:00, kolona e automjeteve në Merdar është 1900 metra. Ndërkohë që në pikat Mutivodë, Jarinje dhe të Dheu i Bardhë pritjet për të […]
Deri në 5 orë po zgjat pritja e qytetarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara pas orës 16:00, kolona e automjeteve në Merdar është 1900 metra.
Ndërkohë që në pikat Mutivodë, Jarinje dhe të Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin gjysmë orë e në Muçibabë një orë.












