Përfundon dëshminë ushtaraku amerikan në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Përfundon dëshminë ushtaraku amerikan në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 78-të i ZPS-së, ushtaraku amerikan Steven Russell në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai u morë në pyetje nga trupi gjykues gjatë fundit të dëshmisë së tij në Hagë e cila filloi më 19 gusht 2024, raporton “Betimi për Drejtësi”. Dëshmitari tha se shqiptarët dhe serbet raportonin tek KFOR-i edhe […]

Ai u morë në pyetje nga trupi gjykues gjatë fundit të dëshmisë së tij në Hagë e cila filloi më 19 gusht 2024, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitari tha se shqiptarët dhe serbet raportonin tek KFOR-i edhe për rastet që kanë ndodhur para se të vijë misioni i OKB-së në Kosovë.

“Kishte raportime si nga ana e serbeve dhe shqiptarëve. Raportonin për varre masive dhe donin që ne t’i hetonim. Pra, gjera të kësaj natyre. Raportonin për krime kishin ndodhur edhe para se të mbërrinin forcat e NATO-s dhe thonin që ja këtu janë varrosur njerëzit ose janë varrosur atje. Jemi përpjekur t’i hetojmë. Ky ishte një lajm i madh për këdo që donte të hetonte varre masive, të gjente trupe të varreve masive. Zakonisht këto raporte vinin nga fshatarët e zonave ose nga personat që kishim kontakte”, tha dëshmitari.

Dëshmitari gjithashtu tha se kishte shqetësime në Gjilan edhe për praninë e ushtarëve rus të KFOR-it.

“Nganjëherë merrnim ankesa për sjelljen e patrullave ruse. Ia raportonim komandantit rus. Më pas e gjetëm një formë dhe vendosem që të bënim patrullime të përbashkëta”, tha dëshmitari.

Ai shtoi se kur qytetarët shikonin ushtar amerikan në automjetet ruse, atëherë ndryshohej sjellja. Dëshmitari tha se vlente edhe e kundërta kur shkonin në fshatrat serb.

Në pyetjet e gjyqtari Fergal Gaynor, dëshmitari tha se përpiqeshin të ndalonin aktet e dhunës dhe të krijonin një mjedis ku mund të krijoheshin më pas institucione sipas direktivës së OKB-së të cilat më pas të fuqizoheshin dhe të vinte dita që NATO të mos ishte e nevojshme aty.

Pyetje shtesë për dëshmitarin pati edhe mbrojtja e Thaçit përmes avokates Nina Tavakoli.

Duke u përgjigjur në pyetjet e saj, dëshmitari tha se e kishin për detyrë që të ndalonin çdo funksion policor të UÇK-së ose Qeverisë.

Me kaq përfundoi dëshminë ky dëshmitar e që seanca më pas do të vazhdojë më dëshminë e dëshmitarit të 79.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?