Për tetë muaj u larguan 300 infermierë – Kurti krenohet prej Emergjencës, thotë se s’do të përballen me vështirësi

Për tetë muaj u larguan 300 infermierë – Kurti krenohet prej Emergjencës, thotë se s’do të përballen me vështirësi

Afër 800 mijë euro është kostoja e renovimeve të Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, investim i përbashkët ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, raporton Ekonomia Online. Të martën, këto hapësira u përuruan nën praninë e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Kryeministri Albin […]

Afër 800 mijë euro është kostoja e renovimeve të Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, investim i përbashkët ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Të martën, këto hapësira u përuruan nën praninë e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kryeministri Albin Kurti, tha se hapësirat e Klinikës Emergjente i janë nënshtruar një renovimi të tërësishëm, hapësira këto që do të jenë më lehtë të qasshme për stafin dhe qytetarët që marrin shërbime.

Kurti ka theksuar se tanimë “kushtet e punës janë në anën e mjekëve”, të cilët më herët përveç pacientëve, mjekët janë përballur edhe me kushtet e punës dhe vështirësitë e mëdha.

“Rreth 800 mijë euro janë investuar në klinikën emergjente. Një punë që është dashur të kryhet për pesë muaj, operatori ekonomik e ka kryer për tre muaj. Rritje të numrit të shtretërve nga 20 deri në 25. Më herët, përveç pacientëve, mjekët janë përballur edhe me kushtet e punës dhe vështirësitë e mëdha. Tani kushtet e punës i kanë në anën e tyre. Në sallën e operimit, tani ekzistojnë edhe kamerat, që domethënë operimi mund te përcillet edhe nga jashtë ne kohë reale”.

“Rreth 800 mijë euro është investimi për këtë rinovim. Punëkryesi është vendor, me pronarë, inxhinierë, punëtorë të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës vazhdon ta ketë barrën kryesore në ofrimin e shërbimeve shëndetësore emergjente për pacientët e mbarë Kosovës.

Bazuar në të dhënat në prokurimin publik, vlera e kontratës për rinovim të emergjencës është 779 mijë euro.

Për shkak të pagave të ‘lodhta’ po ikin infermierët nga Kosova, veç për tetë muaj 300 u larguan

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?