Pas vizitës së shefit të CIA’s në Sarajevë e Beograd, Vuçiq pret Dodikun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti të enjten në Beograd presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik. “Një bisedë shumë e mirë me presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik. Takimi u dominua nga temat ekonomike, por bëmë edhe një analizë të përbashkët të çështjeve globale dhe rajonale”, shkroi Vuçiq në llogarinë e […]

“Një bisedë shumë e mirë me presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik. Takimi u dominua nga temat ekonomike, por bëmë edhe një analizë të përbashkët të çështjeve globale dhe rajonale”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Në takim mori pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Një temë ishte edhe lufta kundër migrimit të paligjshëm. Presidenti Dodik dhe unë i kushtuam vëmendje të veçantë lidhjes infrastrukturore, rrugore, hekurudhore dhe energjetike midis Serbisë dhe Republikës Sërpska”, shtoi Vuçiq.

Takimi midis dy zyrtarëve vjen një ditë pasi drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në SHBA (CIA), William Burns, qëndroi në Beograd. Paraprakisht, ai vizitoi edhe Sarajevën.

Askush prej zyrtarëve në Serbi dhe në SHBA nuk e konfirmoi e as mohoi vizitën e Burnsit, ndërsa nga CIA i thanë Radios Evropa e Lirë se “nuk e komentojnë orarin e udhëtimeve të drejtorit”.

Në Sarajevë, Burns u takua me kolegë nga komuniteti i inteligjencës, me anëtarë të Presidencës, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës.

Të enjten, Burns po qëndron në Kosovë. /REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?