Pas Sarajevës, drejtori i CIA do të shkojë në Beograd, kryediplomati boshnjak e përmend dialogun Kosovë-Serbi pas takimit me të

Pas Sarajevës, drejtori i CIA do të shkojë në Beograd, kryediplomati boshnjak e përmend dialogun Kosovë-Serbi pas takimit me të

Drejtori i CIA-s, William Burns zhvilloi sot një takim në Sarajevë me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Almir Xhuvo, dhe më pas shkoi në Presidencën e BeH ku zhvilloi takime me krerët e shtetit dhe ministrin e Jashtëm, Elmedin Konakoviq. Konakoviq zbuloi disa detaje të bisedës me amerikanin, duke […]

Konakoviq zbuloi disa detaje të bisedës me amerikanin, duke e cilësuar vizitën të rëndësishme.

“Ky është një konfirmim që SHBA i mban në krye të prioriteteve këto zona tona, veçanërisht Bosnjë-Hercegovinën. Kjo do të thotë shumë për stabilitetin e rajonit tonë. Ardhja e njeriut të parë të CIA-s është mesazhi më i qartë i administratës amerikane për të gjithë në rajon dhe në botë se administrata amerikane është shumë e pranishme”, tha Konakoviq për gazetën boshnjake Avaz.

Për drejtorin e CIA, ai tha se “e njeh shumë mirë situatën”.

“Folëm për proceset në BeH, rëndësinë e NATO-s dhe integrimit evropian, për atë që na shpejton dhe na ngadalëson, dhe në një pjesë kemi pasur edhe shkëmbime të informacioneve që nuk janë për publikun e gjerë. Mirëpo, është vetëm një konfirmim se administrata amerikane po merret seriozisht me Bosnjë e Hercegovinën, gjë që është shumë inkurajuese”, tha Konakoviq.

“Avaz” shkruan se Burns do ta vazhdojë vizitën e tij në rajon, duke shkuar nga Sarajeva në Beograd. I pyetur nëse ky është një mesazh për fokus më të madh të SHBA-së në rajonin tonë, Konakoviq tha:

“Sigurisht që është. Ata do të shkojnë në disa destinacione të tjera në rajon dhe kjo tregon se ata po e shikojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërësi, i cili është shumë i rëndësishëm për ne. Është gjithashtu e rëndësishme për ne që të qetësohet dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të qetësohen disa pika të nxehta, t’i drejtohemi ekonomisë dhe ardhmërisë së këtij rajoni, e jo konkurrencës dhe bërtitjes së vazhdueshme mbi faktet historike. Është e sigurt se edhe prania amerikane shkon në atë drejtim – në drejtim të stabilizimit të marrëdhënieve në rajon dhe kthimit në atë që është më e rëndësishme për qytetarët”, tha Konakoviq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?