Paralajmërimet për Urën e Ibrit, Zëdhënësi i DASH: S’hezitojmë të bëjmë gjithçka që personeli amerikan të jetë i mbrojtur

Paralajmërimet për Urën e Ibrit, Zëdhënësi i DASH: S’hezitojmë të bëjmë gjithçka që personeli amerikan të jetë i mbrojtur

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Qeverisë që të mos vazhdojë me planin e saj për hapjen e Urës së Ibrit pasi kjo i vë në rrezik ushtarët amerikanë që shërbejnë në kuadër të KFOR’it. Porosinë e ka përcjellë Ambasadori i SHBA’së në Prishtinë Jeff Hovenier. Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, […]

Porosinë e ka përcjellë Ambasadori i SHBA’së në Prishtinë Jeff Hovenier.

Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, ka thënë ambasadori amerikan.

“Shpresa jonë është që Qeveria do ta dëgjojë këtë dhe do t’i marrë parasysh këto shqetësime”, ka shtuar ai.

Kjo çështje është ngritur edhe gjatë brifingut me gazetarë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Zëdhënësi Vedant Patel ka thënë se Uashingtoni do të bëjë gjithçka që është e mundur që personeli amerikan të jetë i sigurt.

“Më lejoni të them vetëm se ne sigurisht nuk do të hezitojmë të bëjmë gjithçka që nevojitet për të mbajtur – për t’u siguruar që personeli amerikan dhe njerëzit tanë janë të mbrojtur”, ka thënë Patel.

Kundër hapjes së “njëanshme” të urës ka paralajmëruar edhe KFOR’i të cilët kanë thënë se s’do të hezitojnë të veprojnë në rast të tensioneve.

Nuk dihet se cili do të jetë qëndrimini Qeverisë pas këtyre paralajmërimeve. Kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën tha se ‘koordinimi dhe konsultimet” do të vazhdojnë, ndërsa ministri Elbert Krasniqi duke folur për deklaratën e Ambasadorit Hovenier, tha se për kosovarët ushtarët amerikanë janë më të dashurit.

Këto zhvillimet kanë nxitur një përplasje të re ndërmjet Qeverisë dhe BE’së. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se BE po e kërcënon Kosovën ” në rast se ajo zbaton një marrëveshje të ndërmjetësuar nga BE. Emisari i BE’së Miroslav Lajçak tha se pohimet që BE është kundër hapjes së urës janë mashtruese ndërsa theksoi se në takimin e radhës në Bruksel do të ketë diskutime se si do të hapet Ura e Ibrit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?