OSBE i përgëzon, Zogiani i sulmon: Pas dorëheqjes së dy anëtarëve të Bordit kërkohet raportim i përgjegjshëm i RTK-së

OSBE i përgëzon, Zogiani i sulmon: Pas dorëheqjes së dy anëtarëve të Bordit kërkohet raportim i përgjegjshëm i RTK-së

I pajisur me librezë të partisë si certifikatë imuniteti të hekurt nga përgjegjësia, drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, ngazëlleu pa asnjë pasojë pas publikimit të lajmit të rremë kundër Nacionales dhe Periskopit të marrë nga media rekordthyese boshnjake për lajme të rreme si “Slobodna Bosna”; ngjarje kjo që prodhoi katër dorëheqje të nivelit të lartë […]

I pajisur me librezë të partisë si certifikatë imuniteti të hekurt nga përgjegjësia, drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, ngazëlleu pa asnjë pasojë pas publikimit të lajmit të rremë kundër Nacionales dhe Periskopit të marrë nga media rekordthyese boshnjake për lajme të rreme si “Slobodna Bosna”; ngjarje kjo që prodhoi katër dorëheqje të nivelit të lartë në RTK të cilët posedonin ndërgjegje profesionale.

Së pari Zana Spahiu nga pozita e u.d drejtoreshës së përgjitshme të RTK-së, për t’u përcjellë nga redaktori i përgjegjës i lajmeve qendrore, Jeton Musliu (i dorëhequr vetëm nga pozita); deri te dorëheqjet e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini dhe anëtarja e Bordit, Arta Berisha.

S’u bënë as njëzet e katër orë që kur pushteti mprehu dhëmbët ndaj këtyre dy të fundit, kur Zëvendës Ministri i Infrastrukturës, Avni Zogiani, u lëshua nga akuzat prej më të rëndave, duke i quajtur si gjoja disidentë “në duar të partive politike e madje në ndonjë rast edhe të krimit”.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) përgëzoi për punën Boletinin dhe Berishën ndërsa vendimet i tyre i pa “të marra në interes të respektimit të standardeve më të larta të gazetarisë etike dhe të ruajtjes së integritetit të mediave të shërbimit publik”.

OSBE nënvizon rëndësinë e llogaridhënies dhe transparencës për ruajtjen e besimit të publikut në RTK dhe përkushtimin e saj për raportim të paanshëm dhe të përgjegjshëm mediatik dhe transmetim publik”, kërkuan nga kjo organizatë ndërkombëtare.

Tashmë është e domosdoshme që Kuvendi i Kosovës të zgjedhë anëtarët e rinj të bordit të RTK-së si prioritet i lartë sapo të mblidhet në mënyrë që bordi të funksionojë përsëri. Emërimi i anëtarëve të rinj të bordit dhe i një drejtori të ri të përgjithshëm duhet të jetë transparent dhe i bazuar qartë në merita”.

Rrëfimi i Boletinit

Qysh në të dalë ai lajm i “Slobodna Bosnës”, tregoi bindjet e tij Boletini, “artikulli kishte shkelur standardet profesionale, nuk kishte vend në RTK, duhej hequr nga ueb-sajti, duhej kërkuar falje dhe duhej suspenduar të gjithë personat e involvuar”.

Komisioni ad-hoc që qe formuar për të hetuar shkeljet profesionale dhe etike në atë ‘raportim’ të urdhëruar nga Rilind Gërvalla gjeti një mal prej tyre, por për të mbetur pa asnjë grosh llogaridhënie. Pse? Sepse Adi Krasta s’lejoi, tregoi Boletini në njoftimin e tij të dorëheqës.

Gjetjet e raportit të komisionit ishin të qarta. Që nga data 9 gusht, zëvendësdrejtori Adi Krasta (që i ka përgjegjësitë e drejtorit) nuk po e adreson këtë raport. Të jesh në krye të transmetuesit publik edhe për një ditë është privilegj, por edhe përgjegjësi. E siç po shihet ai nuk ka vullnet për të marrë masa ndaj atyre që e shkaktuan skandalin”.

Ne si bord kishim në përgjegjësi suspendimin e drejtorit të kanaleve në gjuhën shqipe, Rilind Gërvalla dhe të sqarohet mirë situata për vendim final. Kjo gjë u bë e pamundur nga tre anëtarët tjerë, ishin kundër kësaj mase, (Albulena, Dardani dhe Radojica)”, shpjegoi më tej Boletini.

Këtu Boletini më tregoi që gjendja në RTK ishte bërë “e pakapërdishme”.

Prandaj, në rrethanat kur: Shkeljet janë evidente dhe të dëshmuara dhe bordi u gënjye nga stafi editorial; Zëvendësdrejtori që i ka përgjegjësitë e drejtorit nuk merr masa; Bllokohet tentimi për të emëruar një u.d që merr masa – duart janë të lidhura dhe qëndrimi i mëtutjeshëm është i paefektshëm dhe i pakuptimtë”, tha ai.

Edhe anëtarja e bordit, Arta Berisha, që u dorëheq e dha gjendjen si të papërballueshme e tolerueshme më tej; rrjedhimisht edhe heqja dorë e saj.

Duke qenë mbështetëse e standardeve profesionale në gazetari, të cilat i kam respektuar maksimalisht qoftë si gazetare aktive, qoftë si anëtare e Bordit të RTK-së, për mua ka qenë e paparanueshme që shkelësit e standardeve profesionale të kalojnë pa u ndëshkuar sipas rregulloreve të RTK-së“.

Raporti i Komisionit të RTK-së është i qartë dhe tregon se në rastin e fundit – botimin e një teksti të paverifikuar dhe të plasuar fillimisht nga një medium tjetër – janë shkelur standardet profesionale të gazetarisë, për më keq: bordi është gënjyer. Kjo për mua është e patolerueshme. Shpresoj se praktika e mosndëshkimit të mos rikthehet në RTK.” – ka përfunduar ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?