Një i ri sirian dorëzohet si autor i sulmit me thikë në Gjermani, hetohen lidhjet me ISIS-in

Një i ri sirian dorëzohet si autor i sulmit me thikë në Gjermani, hetohen lidhjet me ISIS-in

Policia gjermane njoftoi se një 26-vjeçar sirian është dorëzuar, duke thënë se ai ishte përgjegjës për sulmin vdekjeprurës me thikë në Solingen, që shkaktoi vdekjen e tre personave dhe plagosi tetë të tjerë gjatë një festivali që shënonte 650 vjetorin e qytetit. Policia e Duseldorfit tha në një deklaratë të përbashkët me zyrën e prokurorit […]

Policia gjermane njoftoi se një 26-vjeçar sirian është dorëzuar duke thënë se ai ishte autori i sulmit me thikë në Solingen, që shkaktoi vdekjen e tre personave ndërsa tetë të tjerë u plagosën në një festival që shënonte 650-vjetorin e qytetit.

Policia e Duseldorfit tha në një deklaratë të përbashkët me zyrën e prokurorit se 26-vjeçari kishte pranuar autorësinë.

“Përfshirja e këtij personi në sulm është duke u hetuar intensivisht”, thuhet në deklaratë.

Prokurorët federalë thanë se ndaj tij rëndojnë disa akuza: vrasje, tentativë për vrasje dhe anëtarësim në një organizatë të huaj terroriste. Në kohën e dorëzimit rrobat e tij ishin me gjak, njoftuan mediat gjermane.

I dyshuari, shtetas sirian, kishte aplikuar për azil në Gjermani, konfirmoi policia për agjencinë e lajmeve Associated Press. Ai jetonte në një shtëpi për refugjatët në Solingen, e cila u kontrollua. Policia arrestoi gjithashtu një djalë 15-vjeçar, i cili dyshohet se kishte dijeni paraprakisht për sulmin.

Ndërkohë, prokurorët federalë gjermanë po hetojnë nëse i dyshuari ishte pjesëtar i grupit militant Shteti Islamik, tha një zëdhënës.

Grupi e cilësoi sulmuesin si “ushtar të Shtetit Islamik” në një deklaratë në llogarinë e tij në Telegram të shtunën. “Ai e kreu sulmin në shenjë hakmarrjeje për myslimanët në Palestinë dhe kudo”, thuhet në deklaratën e grupit, por pa u dhënë ndonjë provë për pretendimet e tij.

Sulmi i së premtes shkaktoi frikë dhe tronditje në qytetin Solingen, një qytet me rreth 160 mijë banorë pranë qyteteve më të mëdha të Këlnit dhe Duseldorfit.

“Fakti që është dorëzuar na qetëson. Është shumë mirë që personi është dorëzuar dhe tani policia po heton. Por ajo që ndodhi është e pakuptueshme”, thotë Cord Boettcher, banor në Solingen.

“Çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme? Unë as nuk guxoj të shkoj askund. Sigurisht që është qetësuese që ai është dorëzuar, por unë jam pa fjalë dhe krejtësisht i tronditur. Kjo mund të ndodh përsëri dhe përsëri”, thotë një tjetër banor.

Sulmi ndodhi në mes të debatit mbi imigracionin para zgjedhjeve të së dielës së ardhshme në dy rajone, ku partitë kundër imigracionit si Alternativa për Gjermaninë pritet të arrijnë rezultate të mira. /VOA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?