Ndaj ish-kryeshefit të KEK’ut pritet edhe një aktakuzë

Ndaj ish-kryeshefit të KEK’ut pritet edhe një aktakuzë

Aktakuza që një ditë më parë i është ngritur ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, nuk ka të bëjë me dyshimet për të cilat është arrestuar vitin e shkuar. Aktakuza ka buruar nga dokumentet që ka sekuestruar hetuesia, dhe të cilat tregojnë se është blerë rrymë nga një kompani që nuk kishte licencë në Kosovë. E […]

Ndonëse në fillim të kësaj jave është ngritur aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, hetimet penale për të nuk kanë përfunduar.

Siç ka mësuar KOHA, aktakuza e ngritur është plotësisht e ndarë nga hetimi për të cilin Krasniqi është arrestuar në prillin e vitit të kaluar. Ai ishte arrestuar nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit. E gjatë bastisjeve ishin sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, përfshirë tre kompjuterë, një laptop, një celular dhe një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme.

Tani, burimet në hetuesi treguan se pas arrestimit për dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare në dy kontrata, Prokuroria e Shtetit ka filluar ta hetojë Krasniqin për tregti të energjisë me një kompani sllovene që nuk kishte licencë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, për të vepruar në Kosovë.

Sipas këtyre burimeve, nga dokumentet që ka sekuestruar hetuesia vitin e kaluar dhe nga ekzaminimi i komunikimeve online, është parë që Krasniqi ka qenë i njoftuar se kompania që po i shiste rrymë Kosovës nuk kishte licencë, por ka vazhduar punën me të.

Zyrtarë të hetuesisë kanë treguar në kushte anonimiteti se ka evidencë që një zyrtar i KEK-ut e ka njoftuar Krasniqin që kompania sllovene nuk është e licencuar.

Krasniqi është kontaktuar për t’i marrë qëndrim për këtë çështje. Ish-kryeshefi i KEK-ut ka refuzuar të komentojë, me arsyetimin se as ai, por as avokati i tij ende nuk e kanë marrë aktakuzën.

E njoftimi i Prokurorisë Speciale për këtë aktakuzë, ishte fare i shkurtër dhe pa asnjë detaj shtesë.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri N.K. duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri më datë 19 prill 2023, në cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Burimet në hetuesi kanë deklaruar se me rastin për të cilin tashme është ngritur aktakuzë po merret një prokuror i cili nuk është marrë me hetimin që ka çuar në arrestimin e Krasniqit vitin e kaluar.

Sipas të njëjtave burime, në hetimin tjetër janë të përfshirë dy prokurorë të tjetër dhe hetimi pritet të përfundojë me aktakuzën e dytë brenda disa javësh.

Krasniqi është arrestuar për nënshkrimin e një kontrate me procedurë të negociuar me kompaninë “Litwin SA” në partneritet me “Bujari B. Shala B.I.” për riparim kapital emergjent të kaldasë së bllokut A5 të termocentralit “Kosova A”, në vlerë mbi 3.4 milionë euro.
Kontrata ishte nënshkruar për një periudhë të shkurtër. Më 27 janar ishte bërë thirrja, ndërsa më 3 shkurt ishte lidhur kontrata.

Kompania “Litwin SA” ishte në garë edhe në një tender të anuluar më herët për riparimin e bllokut A5, ndërsa kompania “Bujar B. Shala B.I.”, sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, është regjistruar më 25 janar të 2022-s, ndërsa aktivitet primar e ka tregtinë me pakicë.

Kontrata tjetër është angazhimi i një kompanie konsulentë ligjore, në vlerë prej 60 mijë eurosh dhe në të cilën dyshimi është për konflikt interesi. Kontrata është e vlefshme deri në prill të 2024-s.
Prokuroria Speciale është duke zhvilluar hetim aktiv edhe për Martin Berishajn, i cili është ambasador i Kosovës në Kroaci.

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është intervistuar nga Prokuroria Speciale edhe në cilësinë e dëshmitarit në ketë rast.

Krasniqi pas arrestimit ka qëndruar në paraburgim për rreth 5 muaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?