NATO-ja e rrit sigurinë në bazën e vet ajrore në Gjermani

NATO-ja e rrit sigurinë në bazën e vet ajrore në Gjermani

Siguria në një bazë ajrore në perëndim të Gjermanisë është rritur, për shkak të një “kërcënimi të mundshëm”, tha Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). NATO-ja tha se e ka urdhëruar të gjithë stafin joesencial të kthehet në shtëpi si masë mbrojtëse. Në bazën ajrore në Geilenkirchen, në afërsi të kufirit me Holandën, janë […]

NATO-ja tha se e ka urdhëruar të gjithë stafin joesencial të kthehet në shtëpi si masë mbrojtëse.

Në bazën ajrore në Geilenkirchen, në afërsi të kufirit me Holandën, janë të vendosur avionët e vëzhgimit të Sistemeve të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror të NATO-s, të njohur si AWACS.

Në postimin e saj në rrjetin social X të enjten mbrëma, flota AWACS e NATO-s tha se “e kemi rritur nivelin e sigurisë”, por nuk shpjegoi natyrën e kërcënimit të mundshëm.

Ajo tha se operacionet e saj “vazhdojnë sipas planit”.

Baza në Geilenkirchen tha të premten se nuk ka asgjë për të shtuar në lidhje me atë deklaratë dhe se “gjendja është e pandryshueshme tani për tani”.

Agjenci gjermane e lajmeve DPA tha se një gazetar i saj pa vetura të policisë në bazën ajrore. Policia konfirmoi praninë e saj në bazë të enjten mbrëma, por nuk dha hollësi të premten në mëngjes.

Javën e kaluar, një bazë e madhe e forcave ajrore gjermane në afërsi të Këlnit u mbyll për disa orë, për shkak të frikës se furnizimi i saj me ujë ishte ndotur. Një hetim nuk gjeti prova të ndotjes.

Këto incidente ndodhën në një kohë frike për cenueshmërinë e mundshme të infrastrukturës ndaj tentimeve të Rusisë për sabotim.

Të enjten, prokurorët në Flensburg, në veri të Gjermanisë, thanë se po hetojnë dyshimet për spiunazh që ka për qëllim sabotimin, pa shpjeguar se kush mund të jetë prapa kësaj. rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?