“Nagip Krasniqi e ka ndalur gjakderdhjen finaniciare”, “u rrit profiti’ i KEK-ut”, VV-ja e Qeveria dikur në mbrojtje të Krasniqit të arrestuar

“Nagip Krasniqi e ka ndalur gjakderdhjen finaniciare”, “u rrit profiti’ i KEK-ut”, VV-ja e Qeveria dikur në mbrojtje të Krasniqit të arrestuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës të hënën ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar”. Mospërfillje e rekomandimeve të ZRRE-së, zyrës ligjore të KEK-ut e grupit punues për ndërprerje të tregtimit të rrymës me kompani të palicencuara. […]

“Na ishte njëherë e një kohë…”, kur partisë në pushtet nuk iu bënte përshtypje që Nagip Krasniqi, ishte i suspenduar nga KEK-u dhe gjendej në paraburgim nën dyshime për korrupsion.

Në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, ministra e deputetë të VV-së dilnin në mbrojtje të ish-bashkëpartiakut të tyre.

Në të gjitha fjalimet e tyre, ata pretendonin se Krasniqi ka qenë shumë i suksesshëm në menaxhimin e KEK-ut, teksa sulmonin Prokurorin e Shtetit për aksionin që kishin ndërmarrë.

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ishte ajo që e para i kishte dal në mbrojtje

Ajo thoshte se në mandatin e tij, të ardhurat e KEK-ut ishin rekorde.

Po e bëj një paralele me arrestimin e ish-drejtorit të BQK-së, Hashim Rexhepi. Arrestime të tilla nuk ndodhin pse i jepen tenderë dikujt, por pse nuk i jepen tenderë dhe kontrata dikujt tjetër”, ka thënë Kusari-Lila.

Edhe më në detaje për sukseset e Krasniqit fliste Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Dje Bordi i KEK-ut ka pezulluar nga detyra kryeshefin Menjëherë pas kësaj, mbrëmë kemi vizituar termocentralet e kek-ut ku u informuam me mbarëvajtjen e punëve. KEK-u ka mbyllur vitin e kaluar me shumë suksese me fitim rekord. Sivjet dhe dy vjetët e ardhshme jemi në një periudhë kritike në KEK, sepse me investimet që po bëjmë do të sigurojmë që termocentralet të jenë në funksion për 20 vjetët e ardhshëm”, ka thënë Rizvanolli, duke i shtruar edhe disa pyetje për opozitën.

Dua të ju siguroj që ME është duke angazhuar që ndërmarrja të vazhdojë me sukses. Desha ta pyes një pjesë të opozitës, pse gjatë këtyre dy vjetëve keni folur aq rrallë për politikat e aq shpesh për tenderët. Pse i dini kaq në detaje. Por nuk po i pyes se unë kam jetuar këtu, ju njoh, ju njohin edhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Rizvanolli.

Deputetët e VV-së, Armend Muja dhe Halil Thaçi ishin ata të cilët gjithashtu folën për këtë rast.

Ky i fundit, madje thoshte se Krasniqi e kishte ndalur gjakderdhjen më të madhe financiare në Republikën e Kosovës.

E kam thënë edhe në prononcimet e mia për media, po e them edhe tani, se kam qenë dhe jam i brengosur për sigurinë e një personi siç është Nagip Krasniqi, person ky që ka arritur që të ndalë gjakderdhjen më të madhe financiare në Republikën e Kosovës. Ky person ka qëndruar në vijën e parë të përballje më ata që shtetin dhe asetet e tij i shohin si plaçkë lufte, duke i përvetësuar për veten e tyre dhe familjarët dhe shokët e tyre që në përgjithësi janë të lidhura më ish-regjimin”, është shprehur ai.

Thaçi, për të cilin mediat vazhdimisht kanë raportuar për punësimet familjare në KEK, ka kritikuar edhe prokurorinë.

Nëse ka një drejtor në KEK, i cili në prokurori ka deponuar më së shumti lëndë është drejtori i cili gjendet prapa grilave. Për mua është mesazh i qartë nga prokuroria, ai që e lufton zhvatjen dhe keqpërdorimin, dhe e pengon mafinë energjetike do të përfundoj në pranga”, deklaronte Thaçi. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?