Molliqaj: Kurti nuk e përjeton Kosovën, familjen dhe pronat i ka në Norvegji

Molliqaj: Kurti nuk e përjeton Kosovën, familjen dhe pronat i ka në Norvegji

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe bashkëpartiakët e tij pretendojnë që ta kenë tërë shtetin nën kontrollin e tyre. Ai tha se derisa Kurti ishte në opozitë, thoshte se i mjafton një banesë e vogël, ndërsa thotë se tani ka një shtëpi të madhe. “Pretendimet e tyre janë […]

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe bashkëpartiakët e tij pretendojnë që ta kenë tërë shtetin nën kontrollin e tyre.

Ai tha se derisa Kurti ishte në opozitë, thoshte se i mjafton një banesë e vogël, ndërsa thotë se tani ka një shtëpi të madhe.

“Pretendimet e tyre janë me i pasë mediat me vete, bizneset me vete, kompanitë ajrore me vete, aeroplanët, çkado me i pasë me vete. Praktikisht edhe familja Hoxha nuk është që trashëgon ndonjë pasuri, por në kohën që ka jetuar ka jetuar me të gjitha të mirat. Edhe Kurti sa nuk ishte kryeministër, ose me mbështetje të vogël, tha unë e dua një banesë të vogël, tash jeton me qindra metra shtëpi me qira, por me megjithatë shumë e madhe, çka po i vyn”, tha Molliqaj.

Tutje kryetari i PSD-së tha se shefi i ekzekutivit nuk e përjeton Kosovën si qytetar i këtij vendi, pasi pronat dhe familjen i ka në shtetin e Norvegjisë.

“Kurti ka pronë familjare, por e ka në Norvegji, kur na kanë pyetur në atë kohë a është problem martesa me të huaj unë kam qenë mbështetës, por janë bërë dy pyetje nëse ka me jetu në Kosovë dhe ka me u marrë me Kosovën. Problemi është se po thua s’kam pronë por e ke diku tjetër, po thua shkoj në shkolla publike, ndërsa fëmijët i ke në shkolla jashtë vendit, fëmijët tu nuk jetojnë këtu, s’ka rëndësi a e kanë nënën shqiptare a norvegjeze, s’ka rëndësi, dhe gruaja jote s’po jeton në Kosovë, s’po e përjeton Kosovën. Familjen nuk e ke këtu, ti nuk e përjeton Kosovën përveç si kryeministër, dhe mendoj se është e padrejtë”, tha Molliqaj në Rubikon.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?