Merr shishen dhe i gjuan në fytyrë, publikohen pamjet kur motrat Berisha dhunojnë barbarisht Klea Prengën

Merr shishen dhe i gjuan në fytyrë, publikohen pamjet kur motrat Berisha dhunojnë barbarisht Klea Prengën

Është siguruar video kur dy motrat Mariela dhe Antonela Berisha dhunojnë blogeren 24-vjeçare Klea Prenga. Të dyja me kapelë në kokë, hyjnë në restorantin në zonën e Kodrës së Diellit dhe afrohen për tek tavolina ku ndodhej duke ngrënë darkë 24-vjeçarja. Njëra nga motrat, Mariela Berisha merr në një tavolinë një shishe qelqi dhe e […]

Të dyja me kapelë në kokë, hyjnë në restorantin në zonën e Kodrës së Diellit dhe afrohen për tek tavolina ku ndodhej duke ngrënë darkë 24-vjeçarja.

Njëra nga motrat, Mariela Berisha merr në një tavolinë një shishe qelqi dhe e godet menjëherë Prengën, dhe më pas konfliktohen fizikisht.

Gjatë konfrontimit përfshihet dhe Antonela Berisha, ndërsa Mariela merr sërish një gotë qelqi dhe e godet në fytyrë.

Menjëherë ndërhyn stafi dhe klientë të tjerë të restorantit duke i ndarë. Pas sherrit dy motrat largohen të qeta dhe për t’u arratisur kanë përdorur dy automjete.

Blogerja 24-vjeçare në reagimin publik që bëri pas ngjarjes ku tregoi edhe dëmtimet e shkaktuara, tha se donin t’i shkatërronin fytyrën dhe imazhin e saj, ndërsa motrat Berisha i kanë dërguar edhe mesazh kërcënues pasi e kanë sulmuar.

Shkak i sulmit fizik dyshohet një lidhje paralele e blogeres me partnerin e Mariela Berishës.

Dy automjetet që motrat Berisha përdorën natën e ngjarjes, janë sekuestruar nga Policia. Zyrtarisht sipas sistemit TIMS nuk rezulton se janë larguar jashtë vendit.

Me urdhër të prokurorit të çështjes është nxjerrë urdhër ndalim për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim. Për këtë vepër penale ato rrezikojnë burg deri në 10 vite heqje lirie.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya