Mbi 1600 të zhdukur, Gara: Sfidë, mungesa e informacioneve të besueshme

Mbi 1600 të zhdukur, Gara: Sfidë, mungesa e informacioneve të besueshme

Të premten shënohet Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur. Kjo ditë edhe këtë vit e gjen Kosovën me mbi 1600 persona për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë prej dekadash. Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur tha se sfidë  në këtë proces vazhdon të mbetet mungesa e informacioneve të besueshme.  Gara tha […]

Gara tha se në këto 25 vite të pasluftës Republika e Kosovës, shoqëria kosovare dhe institucionet bashkohen me boten demokratike duke ndjerë bashkë gjithmonë me familjarë të personave të zhdukur në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

“Kjo ditë për shtetin e Kosovës ka një dimension të veçantë me që Kosova edhe 25 vite pas luftës pret  zbardhjen e fatit dhe të  vendndodhjes edhe të 1600 më saktësisht të 1595 personave fati i të cilëve nuk dihet , por që vazhdojnë të jenë në listën e personave të zhdukur”, tha Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur në emisionin ”Info Plus” të RTK-së .

Sipas tij, sfidë vazhdon të mbetet mungesa e informacioneve të besueshme.

“Në këtë datë ne do të bashkohemi në thirrjen e familjarëve të personave të zhdukur për partnerët ndërkombëtar që janë pjesë e këtij procesi që të shtojnë trysninë ndaj Beogradit zyrtar që të bashkëpunoj në këtë proces për të vënë në dispozicion të dhënat nga arkivat e tyre. Nga  përvoja e deritanishme në kuptimin e hapjes së pesë lokacioneve të varrezave masive  në territorin e Serbisë, por edhe  gërmimet që janë realizuar në Kosovë është konfirmuar se në arkivat e Serbisë si ato të ushtrisë jugosllave dhe të policisë serbe vazhdojnë të  jenë të dhënat, skicat informatat mbi bazën e së cilave ne do të mund të kishim progres më shumë në këtë proces”, tha ai.

Gara theksoi se edhe në aktivitetet që po realizohen në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin Koordinues të Asociacionit të Familjarëve të Personave të Zhdukur, bëhet përpjekje që të nderohen dhe të kujtohen të gjithë ata që mungojnë, por edhe të sensibilizohet opinioni ndërkombëtarë që të shtohet presioni ndaj institucioneve të Serbisë.

Ai bëri të ditur se sot ka filluar përgatitja në terren në një lokacion që është mes zonës së Novi Pazarit dhe Tutinit, në afërsi të një deponie të mbeturinave.

“Është një prej tri lokacioneve që është potencuar në takimet e fundit në të cilat ne do të mund të rikthehemi këtë vit. Edhe këtë lokacion po e marrim pak me rezervë për shkak se deri më tani  edhe për këtë lokacion dhe lokacionet tjera që presim të rikthehemi nuk është që pala serbe ka ndarë informata nga arkivat e tyre”, tha Gara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?