Limaj fajëson Qeverinë: Kosova tash e 4 vite ka stagnuar

Limaj fajëson Qeverinë: Kosova tash e 4 vite ka stagnuar

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një konference për media ka thënë që data e zgjedhjeve është zdhedhje e duhur, pasi sipas tij qeveria e tanishme do të japë llogari për 4 vite qeverisje. Ai ka adresuar disa pyetje drejt qeverisë Kurti. “Është një moment i mirë e që për ta, mbahen zgjedhjet ku […]

Ai ka adresuar disa pyetje drejt qeverisë Kurti.

“Është një moment i mirë e që për ta, mbahen zgjedhjet ku ata që kanë qenë në qeverisje të japin llogari për 4 vjet qeverisje, të bëhet një rikapitulim i atyre premtimeve me të cilat janë ardh në pushtet, të llogaritet e të jipet llogari për punët e aktivitetet për 4 vite. Si është përdorur besimi i qytetetarëve që kanë votuar? Ku është sot kosova pas 4 viteve? Pas 4 viteve cilët janë treguesit e zhvillimit të gjithëmbarshëm të vendit?,” tha Limaj.

Limaj shtoi se përgjatë këtyre 4 viteve qeverisje nga Lëvizja Vetëvendosje, Kosova është përballur me gjëra që nuk do duhej.

Ai kritikoi qeverinë se përgjatë këtyre viteve, Kosova nuk ka marrë asnjë njohje, e poashtu shton se vetëm është dëmtuar imazhi i vendit.

“Kosova më shumë se kurr ka nevojë t’i kthehet normalitetit, tash e 4 vite vendi jonë është ballafaquar me anomali jonormale, tash e 4 vite është qeverisur përmes traumave e polarizimit shoqëror, përmes frikës si shoqëri, Kosova tash e 4 vite ka stagnuar, për 4 vite diplomacia e Kosovës nuk ka arritur ta sjellë asnjë njohje për vendin e saj, përkundrazi atë e ka shoqëruar tash e 4 vite qindra skandale, kanë prishur e dëmtuar imazhin tonë,” shtoi Limaj.

Ndër tjera Lima thotë se Kosova po kërcënohet edhe për sanksione të reja, e në vend të kësaj do duhet që Kosova të kishte pretendime për anëtarësim në NATO, Këshill të Evropës e Bashkim Evropian.

Poashtu ai akuzoi qeverinë Kurti për humbjen e aleatëve duke e emëruar “qeveri të papërgjegjshme”.

“Kosova ka humbur terren e aleat falë një diplomacie që ka përdorur kjo qeverisje e papërgjegjshme, këta kanë qenë të suksesshëm në mbylljen e dyerve të vendit, e është një dështim skandaloz që kemi përjetuar në 4 vite, Kosova është kthyer në dele të zezë të rajonit pas asnjë aryse për faje të atyre që kanë drejtuar,” tha Limaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?