Këshilltari i Kurtit me deklaratë skandaloze, sulmon ambasadorët në Kosovë: I jeni dorëzuar Serbisë

Këshilltari i Kurtit me deklaratë skandaloze, sulmon ambasadorët në Kosovë: I jeni dorëzuar Serbisë

Ideologu i Vetëvendosjes dhe këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, Hysamedin Feraj, i ka reaguar ashpër ambasadorëve të vendeve aleate të Kosovës, bile i ka këshilluar për respektim të vendit të tyre dhe i ka mësuar se si duhet të veprojnë sipas pozitës që kanë. Feraj është lëshuar në akuza të rënda ndaj tyre, duke thënë […]

Ideologu i Vetëvendosjes dhe këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, Hysamedin Feraj, i ka reaguar ashpër ambasadorëve të vendeve aleate të Kosovës, bile i ka këshilluar për respektim të vendit të tyre dhe i ka mësuar se si duhet të veprojnë sipas pozitës që kanë.

Feraj është lëshuar në akuza të rënda ndaj tyre, duke thënë se kërkojnë leje nga Serbia “për çdo veprim e qëndrim tuajin në Kosovë”.

“- Si shtete sovranë, nuk do të duhej të merrni leje nga Serbia për veprimet tuaja në Kosovë. Por ju po kërkoni leje nga Serbia për çdo veprim e qëndrim tuajin në Kosovë, dhe po i kërkoni Kosovës të bëj të njëjtën gjë. – Mos fyeni veten si shtete që dërgon ambasador në një vend sovran, por ju udhëzon të silleni si shërbim konsullor në një zonë të degdisur të Serbisë.” – ka shkruar Feraj.

Më tej, ai në mënyrë skandaloze ka thënë se deklarimet e ambasadorëve janë në favor të krimit të organizuar.

Ai nuk është ndalur, duke theksuar se ambasadorët e këtyre shteteve i janë dorëzuar Serbisë.

“Nëse hapja e urës është e drejtë dhe e ligjshme, por ju këshilloni të mos hapet sepse i padrejti dhe i paligjshmi kërcënon me dhunë ligjin, dinjiteti juaj e kërkon të rreshtoheni kundër dhunës, krah ligjit dhe të drejtës. Përndryshe çdo krim i organizuar e lexon qëndrimjn tuaj në favor të vet: nëse reziston me dhunë, të mos ndalohet asnjë kriminel as në zona të tjera.” – ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu, Feraj i VV-së i ka akuzuar ata edhe për lejimin e sulmit në Banjskë.

Shtetet tuaj i kanë dhënë Kosovës garanci t’ia mbrojnë kufirin nga Serbia agresive, por ju nuk ndaluat karvanin e makinave plot terroristë të Radojçiqit, ndërkohë që po ndaloni me efektivitet makinat e qyetarëve të të njëjtit qytet të qarkullojnë të lirë në qytetin e vet, sepse kështu do Serbia.”

Shkrimi i tij:

Zotërinjë ambasadorë, në mos Kosovën, respektoni së paku shtetin tuaj respektiv:

– Shtetet tuaj e kanë njohur Kosovën shtet sovran e të pavarur. Ju po e trajtoni si me pak se krahinë autonome e Serbisë!

Kur Kosova ishte Krahinë Autonome, nuk kërkonte leje nga Serbia për ndërtimin, hapjen apo mbylljen e një ure në Kosovë.

– Si shtete sovranë, nuk do të duhej të merrni leje nga Serbia për veprimet tuaja në Kosovë. Por ju po kërkoni leje nga Serbia për çdo veprim e qëndrim tuajin në Kosovë, dhe po i kërkoni Kosovës të bëj të njëjtën gjë.

– Mos fyeni veten si shtete që dërgon ambasador në një vend sovran, por ju udhëzon të silleni si shërbim konsullor në një zonë të degdisur të Serbisë.

– Nëse me raportet tuaja nga terreni keni bindur qeveritë tuaja t’i nënënshtrohen Serbisë, keni vënë shetet tuaj në pozitë të padenjë, dhe keni ulur besimin ndërkombëtar, besimin te popujt liridashës, si partnerë që mbani zotimet dhe garancitë që jepni.

– Shtetet tuaj i kanë dhënë Kosovës garanci t’ia mbrojnë kufirin nga Serbia agresive, por ju nuk ndaluat karvanin e makinave plot terroristë të Radojçiqit, ndërkohë që po ndaloni me efektivitet makinat e qyetarëve të të njëjtit qytet të qarkullojnë të lirë në qytetin e vet, sepse kështu do Serbia.

– Nëse hapja e urës është e drejtë dhe e ligjshme, por ju këshilloni të mos hapet sepse i padrejti dhe i paligjshmi kërcënon me dhunë ligjin, dinjiteti juaj e kërkon të rreshtoheni kundër dhunës, krah ligjit dhe të drejtës. Përndryshe çdo krim i organizuar e lexon qëndrimjn tuaj në favor të vet: nëse reziston me dhunë, të mos ndalohet asnjë kriminel as në zona të tjera.

– Nëse kërcënimi ju ka ardhur nga shteti serb, ndryshon puna: keni shkelur zotimin tuaj për mbrojtjen e Kosovës dhe de facto i jeni dorëzuar Serbisë.

– Kosova po mbron pavarësinë e vet nga Serbia. Ju lutem mbrojeni edhe ju pavarësinë e sheteteve tuaj nga Serbia.

Kjo do të ishte në të mirën e të gjithëve, të paqes e sigurisë në rajon dhe dekurajim i agresorëve kudo në botë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?