Javën tjetër Gjykata Speciale kthehet me tri seanca, vazhdon gjykimi ndaj ish-liderëve të UÇK-së

Javën tjetër Gjykata Speciale kthehet me tri seanca, vazhdon gjykimi ndaj ish-liderëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) me seli në Hagë javën tjetër kthehen nga pushimet me tri seanca. Për muajin gusht Specialja ka paraparë të mbajë shtatë seanca në rastin gjyqësor ‘Thaçi dhe të tjerët’. Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte dhe […]

Për muajin gusht Specialja ka paraparë të mbajë shtatë seanca në rastin gjyqësor ‘Thaçi dhe të tjerët’.

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në nisjen e procesit gjyqësor ndaj tyre, ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës së konfirmuar ndaj tyre.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Në tetor bëhen katër vjet që nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Përkundër se ka kaluar kaq shumë kohë, Prokuroria e Specializuar e Hagës, ende nuk ka arritur as në gjysmën e dëshmitarëve që synon t’i ftojë për të dëshmuar.

Kujtojmë se gjatë muajit korrik, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të martën shpallën fajtor ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Pjetër Shala për tre akuza për krime lufte, përfshirë ndalimin arbitrar dhe torturimin e të paktën 18 të burgosurve në Fabrikën e Metalit në Kukës, Shqipëri dhe vrasjen e një të burgosuri.

Ky është aktgjykimi i dytë për krime lufte, i shpallur nga Gjykata Speciale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?