Jasharaj – Sveçlës: Mos u nis nëpër shkolla sikur te minatorët se do të kthehesh i turpëruar e me kokën ulur

Jasharaj – Sveçlës: Mos u nis nëpër shkolla sikur te minatorët se do të kthehesh i turpëruar e me kokën ulur

Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u, ka ironizuar me takimin e Sveçlës dhe Rizvanollit në takimin që patën me minatorët javën e kaluar. Jasharaj me ironi thotë, “pritne tani kur Sveçla e Nagavci  të shkojnë në shkolla më 2 shtator”. “Kjo qasje për të heshtuar zërat e punëtorëve e për të shuar e zhdukur sindikat nuke do të  […]

Jasharaj me ironi thotë, “pritne tani kur Sveçla e Nagavci  të shkojnë në shkolla më 2 shtator”.

“Kjo qasje për të heshtuar zërat e punëtorëve e për të shuar e zhdukur sindikat nuke do të  ndalet. Vizita e ministrit të punëve të brendshme të minatorët e fjalori e zëri i tij i ngritur është  ajo që nuk ka ndodhur e nuk duhej të ndodhte në shtete demokratike. Çka kërkoi te minatorët  ky Sfeçla? . Nuk u solli lajme të mira , por shkoi me qëllim që  t’ua fus frikën në palcë e t’ua  mbyll gojën që të mos dalin kurrë më e të mos kërkojnë paga , por të vdesin urie nëse duhet.”, shkruan ndër të tjera Jasharaj.

Më poshtë reagimin e plotë:  

Pritne tani kur Sfeçla e Nagavci të shkojnë në shkolla më 2 shtator

Qeveria Kurti me qasjen kundër dialogut dhe me luftën kundër zërave kritik të sindikave mund të vazhdojë betejat, sikur ajo e Ministrit Sfeçla për t’u takuar me punëtorë e për t’u munduar t’i frikësojë , ata siç ndodhi në takimin me minatorët, që janë plot halle e varfëri.

Kjo qasje për të heshtuar zërat e punëtorëve e për të shuar e zhdukur sindikat nuke do të ndalet. Vizita e ministrit të punëve të brendshme të minatorët e fjalori e zëri i tij i ngritur është ajo që nuk ka ndodhur e nuk duhej të ndodhte në shtete demokratike. Çka kërkoi te minatorët ky Sfeçla? .

Nuk u solli lajme të mira , por shkoi me qëllim që t’ua fus frikën në palcë e t’ua mbyll gojën që të mos dalin kurrë më e të mos kërkojnë paga , por të vdesin urie nëse duhet. Ky Sfleçla, i trimëruar nga do poza në Ujman e te Ura , pasi ishte i mbrojtur nga djeloshat e shkëlqyer e atdhetar si pjesëtarë të policisë sonë , nuk është e habitshme nëse më 2 shtator e merr me veti Nagavcin e dalin nëpër shkolla e duke u takuar me mësimdhënës do të trimërohen nga pritja e tyre dhe do të mundohen t’i frikësojnë e të kërkojnë nga ata se kush
është ai që po guxon të kritikojë Qeverinë Kurti, kush është ai që guxon të kërkojë realizimin e të drejtave e kërkesave legjitime dhe se kush është ai që po guxon të kritikojë MASHTI-n dhe Qeverinë për mos ngritjen e pagave , për ndyshimet në dëm të punëtorëve të arsimit në Ligjin për skemat pensionale dhe për mohimet që u bëhen në të drejtat e fituara . Sfeçla e Nagavci mund të vizitojnë shkollat, sikur bëri ky Sfeçla me një ministre tjetër të minatorët, por le të mendojnë mirë para kësaj sepse na kishin “vizituar” në vitet 90-ta alamet hyqymeti duke treguar armë, pendreka e muskuj, por nuk na kishin frikësuar. Ne vazhuam ta mbrojmë arsimin shqip në përballje me gjithë ato kërcënime e dhunë.

Ministër Sfeçla, ashtu si i vizitove minatorët me fjalim të zëshëm e me tendencë për të mbjellur frikë, mos u nis nëpër shkolla se do të kthehesh i turpëruar e me kokën ulur. Ministër Sfeçla punëtorët e arsimit , që nga çerdhet e deri në universitete janë bashkë e në SBASHK.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?