Jasharaj kërkon rritje urgjente të pagave për sektorin e arsimit

Jasharaj kërkon rritje urgjente të pagave për sektorin e arsimit

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj në një intervistë në emisionin “Rreth e Rrotull” ka thënë se më 2 shtator nuk do të ketë grevë. Por, Jasharaj paralajmëroi që në mes të muajit shtator do të ketë një mbledhje ku tha se do analizohet situata si dhe do […]

Por, Jasharaj paralajmëroi që në mes të muajit shtator do të ketë një mbledhje ku tha se do analizohet situata si dhe do të respektohet vullneti i anëtarëve.

“Në mes shtatorit do ta kemi një takim të këshillit drejtues që është organi më i lartë mes dy kongreseve, do ta analizojmë situatën, pasi edhe vitin e kaluar shkollor kishim zëra kogja të theksuar që në mungesë të dialogut kërknin që të kemi veprime sindikale, do të shohim se cfarë do na sjellë takimi i mesit të shtatorit, e unë dhe stafi kemi obligim statutor që të respektojmë vullnetin e anëtarësisë, se cfarë do të ndodhë në shtator e tutje sa i takon aktiviteteve dhe veprimeve sindikale mbetet ta thonë vetë anëtarësia përmes përfaqësuesve të tyre,” tha Jasharaj.

Teksa theksoi se pakënaqësitë janë të mëdha, për ligjin e pagave, ku koeficienti i ngritur nga 105 në 110 ishte ironik.

“Dorën në zemër duhet pranuar se ka pakënaqësi të mëdha, ka pakënaqësi për ligjin e pagave, për koeficientin që u ngrit nga 105 në 110 dhe solli një ngritje ironike për vetëm 28 euro në muaj në kohën kur në shtetet përeth nesh janë bërë lëvizje të mëdha të pagave në sektorin publik, po e përmendi Shqipërinë që është vendi më i afërt, me këtë situatë që kemi, kërkesat e zërat e pakënaqësisë janë të pranishëm dhe do të shohim se si do prezentohen dhe cilat do të jenë këkesat e anëtarësisë në mbledhjen që do ta mbajmë në mes të shtatorit, dhe jemi të obliguar të vendosim ashtu siç mendon shumica e anëtarësisë tonë,” shtoi Jasharaj.

Jasharaj tha se duhet të ketë rritje urgjente të pagave në sektorin e arsimit, sipas tij rritje të vlerës së koeficientit për së paku 30%.

Si dhe kërkesë tjetër nga SBASHK-u është edhe përmirësimi i kushteve të punës në shkolla.

“Do të vecoja rritje në mënyrë urgjente të vlerës së koeficientit për së paku 30%, pastaj këkesë që të përmirësohen dukshëm kushtet në shkolla, pasi me këto kushte që punohet në shkolla me me shpuzë dhe shkumës jemi larg kërkesave të shekullit 21, dhe po kemi telashe në realizimin e objektivave sepse mësimdhënësit duan të arrijnë sukses në profesionin e tyre të shenjtë, në arsimimin e brezave, nuk po mund të arrijmë objektivat në mungesë të kushteve të punës.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?