Ish-zyrtari i MPB-së publikon një fotografi të terroristëve të Banjës, në mesin e tyre edhe djali i Vuçiçit

Ish-zyrtari i MPB-së publikon një fotografi të terroristëve të Banjës, në mesin e tyre edhe djali i Vuçiçit

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami dhe ish-zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka publikuar një fotografi ku shihet Danilo, djali i presidentit serb Aleksandër Vuçiç me disa nga pjesëmarrësit në sulmin terrorist në Banjë të Zveçanit që ndodhi gjatë vitit të kaluar e ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. “Dëshmi se në […]

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami dhe ish-zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka publikuar një fotografi ku shihet Danilo, djali i presidentit serb Aleksandër Vuçiç me disa nga pjesëmarrësit në sulmin terrorist në Banjë të Zveçanit që ndodhi gjatë vitit të kaluar e ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Dëshmi se në sulmin terrorist në “Banja” ishte i implikuar shteti i Serbisë. Në këtë foto, shihet djali i Aleksandër Vuçiçit – Danilo Vuçiç së bashku me disa pjesëtar të grupit terrorist të Banja. Fotografia është e vitit 2018. Këtu shihet që janë Marko Djukiç, Danijel Djukiç dhe Lazar Radenkoviç. Fotografia është realizuar në ‘Bajova kula Beach Bar & Restaurant’ në Mal të Zi”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka shpjeguar se Danijel Djukiç është njëri nga personat me te afërt të kryeterroristit Milan Radojiçiç, ndërsa Marko Djukiç, kujdeset për sigurinë personale të familjes se Radojiçiç-it respektivisht djalit të tij, Petar Radoiçiç.

Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit të vitit të kaluar, një grup terroristësh serbë, të prirë nga kryekrimenli Milan Radojiçiç, kishin sulmuar Policinë e Kosovës në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe.

Nga ky sulm, kishte mbetur i vrarë rreshteri, tanimë i shpallur hero nga institucionet kosovare, Afrim Bunjaku.

Kosova, për këtë sulm, e kishte akuzuar drejtpërdrejtë Serbinë se qëndron prapa, duke qenë se terroristët, posaçërisht kreu i tyre Radojiçiç ka lidhje të ngushta dhe është njeri i besuar i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Nga ana tjetër, Serbia nuk është distancuar fare nga ky akt terrorist, madje ka shpallur ditë zie kombëtare në nderim të terroristëve të vrarë.

Ndërsa, bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, e kanë dënuar njëzëri në termat më të ashpër këtë akt, derisa kanë kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?