Ish i burgosuri politik: Bashkim Kursani e Lutfi Ajazi kanë qenë udbash të pashpirt, mizor deri në fund

Ish i burgosuri politik: Bashkim Kursani e Lutfi Ajazi kanë qenë udbash të pashpirt, mizor deri në fund

Ish i burgosuri politik, Bajrush Xhemajli në  ka treguar se kishte qëndruar i fshehur për 1 vit e dy muaj deri sa i kishin rënë në gjurmë. “Kam qëndruar 14 muaj në ilegalitet, i fshehtë për faktin se më 13 tetor më kanë thirr në Ferizaj. Më mori në pyetje një prej tyre, më tha […]

“Kam qëndruar 14 muaj në ilegalitet, i fshehtë për faktin se më 13 tetor më kanë thirr në Ferizaj. Më mori në pyetje një prej tyre, më tha unë me të mirë po të lus, ishte Adem Imeri prej Shtimes, dhe thotë që ti je deri në fyt në këto punë e është mirë me ardh nesër me na kallzu nesër në ora 9. U konsultova me vllaun Mustafën dhe e pamë që një shok i joni i Organizatës, Abdurahman Limani ishte në ushtri e kishin arrestu, e pashë që na kanë rënë  në gjurmë edhe dola ilegal. Natën e parë e kam mbajt në Poroj, kam vazhdu kështu 14 muaj deri sa më ranë në gjurmë,” tha Xhemajli.

Ai tregon se e kishin arrestuar në Prishtinë, dy persona të cilët me emra nuk i mban mend por thotë se njëri ishte shqiptar e tjetri serb.

UDB-ashët që e kishin përcjellë për 1 vit, thotë se janë Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajazi.

“Më arrestuan në Prishtinë, u futen shpejt dy vetë me automat, një shqiptar e një serb, thanë që ti mos lëviz se pëson. Emrat e këtyre nuk i mbaj mend, e kishim një fotokopjues krejt materialet që i kishim përgatit me e botu organin Liria e panë që unë jam ai që kërkonin, i thirrën këta dy udbashët që më kanë përcjellë 1 vjet, Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajazi. Këta dy kanë qenë kryesor se zakonisht kanë qenë dy që të përcillnin deri në fund Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajazi.”

Teksa thotë se Adem Imeri UDB-ash nga Shtimja i kishte thënë që e kishte lëshuar me vetëdije, “Adem Imeri ka qenë zëvendësshef i UDB-së për Prishtinë.”

E torturën më të madhe thotë se ia bënin Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajazi të cilët i quan të pashpirtë.

“Adem Imeri më ka torturu, por me krahasu me Bashkim Kursanin dhe Lutfi Ajazin unë po them ata kanë qenë të pashpirt, sidomos Bashkim Kursani, se ka dikush edhe kur të rrah djersitet, ai më hypke në shpinë e mi mbajke këmbët e i thojke Lutës a u lodhe n’kofshe lodh hajde ndrrohemi, mizor deri në fund”, tha Xhemajli.

E pasi që nuk duronte më pas gjithë torturave, Xhemaili kishte provuar në një mënyrë edhe t’i “kërcënonte”, udbashët.

“Më quan në Mitrovicë, tri ditë isha keq, mu duk që s’po mundem më, provova me i kërcënu, ju thash qëllim kam lirinë, por nëse mundem jashtë me ju zënë diku pa iu vra nuk e lë, thanë pale a del gjallë që me na vra, Bashkimi e Luta tha pse, se i thash po më rrihni pa asgjë.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?