Inteligjenca amerikane konfirmon se Irani e ka hakuar fushatën e Trumpit

Inteligjenca amerikane konfirmon se Irani e ka hakuar fushatën e Trumpit

Irani ka qenë mbrapa tentimeve të fundit për të hakuar fushatën presidenciale të Donald Trumpit, kanë konfirmuar zyrtarë amerikanë të inteligjencës. Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjenci tjera federale, kanë thënë përmes një deklarate të përbashkët se, Irani ka vendosur të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane “për të nxitur përçarje dhe për të minuar besimin […]

Irani ka qenë mbrapa tentimeve të fundit për të hakuar fushatën presidenciale të Donald Trumpit, kanë konfirmuar zyrtarë amerikanë të inteligjencës.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjenci tjera federale, kanë thënë përmes një deklarate të përbashkët se, Irani ka vendosur të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane “për të nxitur përçarje dhe për të minuar besimin në institucionet tona demokratike”.

Fushata e Trumpit e ka drejtuar gishtin drejt Iranit më 10 gusht për hakim të mesazheve të brendshme.

Zyrtarë të Iranit i patën hedhur poshtë akuzat.

Burime të afërta me hetimet kanë thënë për CBS News se dyshojnë që hakerët e dyshuar iranianë kanë shënjestruar edhe fushatën e kandidates së demokratëve për presidente, Kamala Harris.

“Komuniteti i inteligjencës është i bindur që iranianët kanë bërë përpjekje për të fituar qasje te individët e lidhur me fushatën presidenciale në të dyja partitë politike”, kanë thënë zyrtarë amerikanë të inteligjencës përmes një deklarate.

“Një aktivitet i tillë, përfshirë vjedhjet dhe publikimin e dokumenteve, ka për qëllim që të ndihmojë në procesin e zgjedhjeve amerikane”.

Hakimi në fushatën e Trumpit është kryer ashtu që njerëzve u ka shkuar një email – me një mesazh që është dukur si e besueshëm, për t’i shtyrë ata që të klikojnë në një link të rremë.

Fushata e Harrisit ka thënë javën e kaluar se ka qenë në shënjestër të një sulmi të tillë, ndonëse tentimet nuk kanë pasur sukses.

Agjencitë amerikane kanë thënë se këto taktika “nuk janë të reja” dhe kanë përmendur që Rusia dhe Irani kanë përdorur këso metoda edhe në zgjedhjet e kaluara presidenciale.

Mbetet e paqartë se çfarë informata mund të jenë vjedhur gjatë hakimit.

Trump ka thënë se hakerët kanë arritur të sigurojnë vetëm informacion publik.

Sipas gjigantit Google, edhe fushata e presidenti aktual, Joe Biden, ishte shënjestruar prej hakerëve iranianë, para se ai të tërhiqej nga gara./rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?