Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy persona të tjerë pas sherrit në Palasë

Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy persona të tjerë pas sherrit në Palasë

Dy persona të tjerë janë vënë në kërkim nga Policia e Shtetit, pas një sherri të madh të ndodhur në Palasë natën e 26 gushtit, ku dy shtetas, mes të cilëve biznesmeni Luçiano Koçeku dhe shtetasi Fatbardh Aliaj, kanë mbetur të plagosur. Sipas një njoftimi zyrtar, në kërkim  janë: Fatmir Bejo 30-vjeç, Xhoni Spaho 28-vjeç, Genti Baleci, 49-vjeç […]

Sipas një njoftimi zyrtar, në kërkim  janë: Fatmir Bejo 30-vjeç, Xhoni Spaho 28-vjeç, Genti Baleci, 49-vjeç dhe Klajdi Cerri, 32-vjeç.

Sherri që dyshohet se ka nisur për shampanjën, mendohet se ka shërbyer si pretekst për konfliktin mes dy grupeve, ku Fatmir Bejo, është pjesë e një tjetër grupi që vepron kryesisht në kryeqytet, me lidhje të shtrira fort në botën e biznesit, ku po në një nga restorantet e kontrolluara nga ky grup, disa muaj më parë ndodhi një konflikt me armë zjarri.

Nga ana e Policisë vijon të mungojë shtjellimi i dinamikës së ngjarjes teksa në njoftimin e fundit paraqiten vetëm detaje si ora, vendi dhe emrat apo mosha e personave të shpallur tashmë në kërkim.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të njoftimeve të dhëna më datë 26.08.2024 dhe 27.08.2024, për një konflikt fizik të ndodhur në ambientet e një kompleksi në fshatin Palasë, ju informojmë se: Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024, në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë.

Pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i 2 personave të tjerë dhe shpallja në kërkim e tyre, konkretisht e shtetasve: Fatmir Bejo, 30 vjeç, banues në Durrës, dhe Klajdi Cerri., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Më herët, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xhoni Spaho, 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe Genti Baleci, 49 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi Fatbardh Aliaj, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo, dhe Klajdi Cerri Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?