Hoti për blerjen e librave: Argumenti se po kursehet buxheti është mashtrim

Hoti për blerjen e librave: Argumenti se po kursehet buxheti është mashtrim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Qeveria po mashtron lidhur me furnizimin me libra të fëmijëve nga klasa e parë deri në të nëntën. Përmes një postimi në Facebook Hoti ka paraqitur fakte për të cilat thotë se tregojnë se që Ministria e Arsimit e kishte planifikuar blerjen e librave […]

Përmes një postimi në Facebook Hoti ka paraqitur fakte për të cilat thotë se tregojnë se që Ministria e Arsimit e kishte planifikuar blerjen e librave përmes procedurave të prokurimit dhe jo në formën e subvencionimit siç po bëhet tani.

“Kjo dëshmohet nga plani i prokurimit për 2024, të cilin MASHT e ka dorëzuar në AQP më 19 janar 2024. Shihni tabelën në rreshtin me ngjyrë të kuqe: “Blerja e librave për klasat 1-9 për vitin 2024/25”. Për këtë qëllim janë paraparë 9.47 mil. euro për të blerë 3.2 mil. copë libra, me çmim mesatar prej 3 euro për libër. Ky aktivitet i prokurimit është paraparë të fillojë më datë 28.06.2024.”, ka shkruar Hoti.

Po ashtu sipas deputetit Hoti shtetit më shtrenjtë i kushton blerja e librave individualisht nga prindërit se sa pagimi i shtëpive botuese drejtpërdrejt nga buxheti.

“Çdokush me dije elementare ekonomike e di se blerja e mallrave me shumicë kushton më lirë se blerja me pakicë. Dallimi përcaktohet nga marzha e fitimit e shitësve me pakicë. Në dy vitet e fundit, Qeveria Kurti ka kaluar në blerjen me pakicë. Kështu që, buxhetit të shtetit dhe familjeve po u kushtojnë disa milionë më shtrenjtë librat e nxënësve.

Argumenti se po kursehet buxheti duke mos paguar shtëpitë botuese drejtpërdrejt nga buxheti është mashtrim”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?