Haradinaj i përgjigjet pushtetit: Unë jam në çdo milimetër të Kosovës, ju në cilën anë jeni?

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shumë deklaratave nga zyrtarët e pushtetit kundër tij, lidhur me hapjen e Urës. Deputetë e zyrtarë të ndryshëm, e kanë pyetur Haradinajn se “në cilën anë të urës është”. Haradinaj ka shkruar se është në çdo milimetër të Kosovës. E ka pyetur pushtetin, se në cilën anë […]

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shumë deklaratave nga zyrtarët e pushtetit kundër tij, lidhur me hapjen e Urës.

Deputetë e zyrtarë të ndryshëm, e kanë pyetur Haradinajn se “në cilën anë të urës është”.

Haradinaj ka shkruar se është në çdo milimetër të Kosovës. E ka pyetur pushtetin, se në cilën anë janë ata.

Postimi:

Nuk është hera e parë që kanë provuar të më pozicionojnë “këndej ose andej ure”, duke dashur të ma vendosin kufirin ne mes!

Kanë provuar edhe Pejën të ma ndajnë me lum, kanë provuar që të ndajnë Mitrovicën me lum, besa edhe krejt Kosovën duke i vendosur disa kufij të ri, në emër të njëfarë shkëmbimi territorial.

Por, as atëherë e as sot, s’kanë gjetur te unë aleat të ndarjes, e nuk do të gjejnë kurrë.

Albin Kurti, përmes sejmenëve të tij, ma paska bërë një pyetje publike se “nga cila anë e urës” jam unë! Po pse u dashka që unë të jem në njërën anë të urës! Unë jam ku kam qenë gjithmonë, në çdo milimetër të territorit të Kosovës dhe se tek Ura e Ibrit nuk ka dy anë.

Po ju që po pyesni nga cila anë, a po sugjeroni që atë pjesë ta ndani në dysh, apo si e keni hallin?! Ose në cilën anë jeni ju, që ta marrim vesh njëherë e mirë!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?