Haradinaj i ashpër ndaj Qeverisë: Populli nuk mashtrohet, nuk harron e nuk gabon

Haradinaj i ashpër ndaj Qeverisë: Populli nuk mashtrohet, nuk harron e nuk gabon

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka premtuar se nën qeverisjen e koalicionit AAK – Nisma – Konservatorët dhe E-30, paga mesatare në Kosovë do të jetë një mijë euro, ndërsa nuk do të ketë asnjë nën 500 euro. Në një konferencë të përbashkët të këtij koalicioni, Haradinaj ka thënë se zgjedhjet e shpallura me 9 […]

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka premtuar se nën qeverisjen e koalicionit AAK – Nisma – Konservatorët dhe E-30, paga mesatare në Kosovë do të jetë një mijë euro, ndërsa nuk do të ketë asnjë nën 500 euro.

Në një konferencë të përbashkët të këtij koalicioni, Haradinaj ka thënë se zgjedhjet e shpallura me 9 shkurt 2025 janë “një mundësi e jashtëzakonshme që të kthehemi në normalitet”.

Ai ka shtuar se ky koalicion tashmë e ka draftin e saj të programit qeverisës e madje edhe një strategji për “fushtatat linçuese të Albin Kurtit dhe ushtrisë së tij të internetit”.

Tutje, Haradinaj ka theksuar se populli i Kosovës nuk është analfabet, ashtu siç, sipas tij, e ka cilësuar Qeveria Kurti e se “është popull mirënjohës ndaj Amerikës dhe se nuk lejon asnjë qeveri të lëndojë raportet tona me aleatet dhe rrugën tonë euro-atlantike”.

“Zgjedhjet e shpallura me 9 shkurt 2025, janë një mundësi e jashtëzakonshme që të kthehemi në normalitet. Sidoqoftë, me 9 shkurt 2025, populli i Kosovës do të dijë të dëshmojë se nuk është popull analfabet, ashtu siç e ka cilësuar kjo qeveri”.

“Populli nuk mashtrohet, nuk harron e nuk gabon, është popull mirënjohës ndaj Amerikës dhe se nuk lejon asnjë qeveri të lëndojë raportet tona me aleatet dhe rrugën tonë euro-atlantike, se nuk e lejon askënd ta kthejë prapa e ta stagnojë zhvillimin e vendit, se nuk e lejon askënd, që të krijojë kriza artificiale, me qëllimin e vetëm mbetjen në pushtet pavarësisht çmimit”.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me partneret e saj në koalicion, Nisma, Konservatoret, Intelektualët, janë bërë bashkë të përballen me ata që kanë shkelë mbi çdo vlerë, kanë fyer, kanë nënçmuar e kanë shpifur, kanë tradhtuar besimin e qytetarit, kanë tradhtuar të varfrit, e kanë tradhtuar edhe diasporën.”

“Për ta kthyer besimin qytetarëve besimin, që në ditët e para të qeverisjes sonë nuk do të ketë pagë mesatare nën një mijë euro dhe nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro. Me siguri Kurti e ka mision që në fund të mandatit t’i rrisë pagat”.

“Ne e kemi nisur punën për zgjedhjet e 9 shkurtit. Përgatitjet kanë nisur. Tani kemi draftin e parë të planit tonë qeverisës. Kemi strategji edhe si të përballemi me fushatat linçuese të Kurtit dhe ushtrinë e tij të internetit”, ka thënë ai, raporton EO.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?