“Gjyqtari veproi në përputhje me ligjin”: Paneli hetimor i KGJK-së merr vendim për gjyqtarin që liroi Enver Sekiraqën

“Gjyqtari veproi në përputhje me ligjin”: Paneli hetimor i KGJK-së merr vendim për gjyqtarin që liroi Enver Sekiraqën

Gjyqtari Agim Kuçi nuk ka bërë shkelje disiplinore kur e ka liruar nga masa e arrestit shtëpiak Enver Sekiraqën. Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, rekomandimi i Panelit hetimor pritet të dërgohet tek anëtarët e KGJK-së për tu aprovuar apo jo. “… nga përmbajtja e kërkesës, provave të bashkëngjitura së njëjtës dhe provave të administruara […]

Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, rekomandimi i Panelit hetimor pritet të dërgohet tek anëtarët e KGJK-së për tu aprovuar apo jo.

“… nga përmbajtja e kërkesës, provave të bashkëngjitura së njëjtës dhe provave të administruara si më lartë nuk arriti t’i vërtetoi faktet e paraqitura në kërkesën e datës 20.05.2024 sa i përket shkeljeve të supozuara disiplinore në rastin PKR.nr.170/2020…”, thuhet ndër të tjera në rekomandimin e Panelit hetimor.

Ky Panel, ka sqaruar se gjykatësi Kuçi ka vepruar në konsultim me dy anëtarët tjerë të trupit gjykues, e që në këtë rast ishin gjykatësit Ngadhnjim Arrni dhe Medie Bytyqi, ku thuhet se bashkërisht si trup gjykues kanë vendosur për të gjitha çështjet përfshirë edhe për masën e arrestit shtëpiak.

Këtë rrethanë, sipas rekomandimit të Panelit hetimor e kanë sqaruar vetë anëtarët e trupit gjykues që janë dëgjuar si dëshmitarë në rastin disiplinor ndaj gjykatësit Kuçi.

Por, lidhur me këtë rast ishte deklaruar ndryshe kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama. Ajo kishte thënë për “Betimi për Drejtësi” se gjykatësi Kuçi nuk ishte konsultuar me anëtarët e trupit gjykues kur kishte vendosur për të liruar nga masa e arrestit shtëpiak Sekiraqën.

Gjyqtari Kuçi në këtë çështje disiplinore është përfaqësuar nga avokati, Kujtim Kërveshi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?