Gjakovë: Kërkohet një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se hodhi koktej molotovi në veturat e Policisë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit me inicialet T.K., nën dyshimin për shkatërrim të objektit dhe të automjeteve zyrtare të Policisë së Kosovës më 21 gusht. Në njoftimin e lëshuar thuhet se ai kishte rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë. “Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston […]

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit me inicialet T.K., nën dyshimin për shkatërrim të objektit dhe të automjeteve zyrtare të Policisë së Kosovës më 21 gusht.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ai kishte rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se me datë  21.08.2024 rreth orës 17:45 minuta para objektit të policisë së Kosovës-Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, me dashje dhe me qëllim që të bëjë shkatërrim të objektit dhe të automjeteve zyrtare ka shkaktuar dëm material dhe rrezik të madh për jetën e zyrtarëve policor, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri T.K., i pajisur me katër shishe të mbushura me benzinë dhe vaj të djegur, afrohet tek objekti i policisë dhe i hedh të gjitha shishet në drejtim të objektit të cilat përfundojnë në dy automjete zyrtare të policisë ku të njëjtat i kaplon zjarri mirëpo me shpejtësi reagojnë zyrtarët policorë dhe e shuajnë zjarrin dhe më pas e arrestojnë të pandehurin i cili ishte duke u larguar nga objekti i  policisë”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri, ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?