Formohet një Komision që do të hetojë veprimin e Gjykatës për rastin e Blerim Ramadanit

Formohet një Komision që do të hetojë veprimin e Gjykatës për rastin e Blerim Ramadanit

Këshilli Gjyqësor sot në një mbledhje urgjente solli vendim të formohet një Komision që do ta konstatojë gjendjen reale lidhur me vendimet e miratuara nga ana e Gjykatës Themelore Penale Shkup, ndërsa në lidhje me rastin e Blerim Ramadanit i cili u arratis nga arresti shtëpiak derisa në vijim ishte procedura e ekstradimit. Kryetarja e […]

Këshilli Gjyqësor sot në një mbledhje urgjente solli vendim të formohet një Komision që do ta konstatojë gjendjen reale lidhur me vendimet e miratuara nga ana e Gjykatës Themelore Penale Shkup, ndërsa në lidhje me rastin e Blerim Ramadanit i cili u arratis nga arresti shtëpiak derisa në vijim ishte procedura e ekstradimit.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, në fillim të seancës së sotme emergjente të 495-të, deklaroi se zyrtarisht për asnjërën nga këto raste nuk është njoftuar, por Këshilli Gjyqësor ka për detyrë të reagojë pas informatës së arritur.

“Unë e konsideroj të nevojshme si person i parë i Këshillit Gjyqësor që të formohet një komision dhe të konstatohet sa më parë gjendja faktike lidhur me këtë dhe të dalim me të dhëna konkrete para opinionit. Diçka po ndodhte. Gjykata ka faj, nuk ka faj dhe mos paragjykojmë. Reagimi i Këshillit Gjyqësor në këtë moment, sipas kompetencës së tij, është të hetojë situatën”, tha Dameva.

Komisioni përbëhet nga koordinatori i Gjykatës Themelore Penale Shkup, gjyqtari Aleksandar Kambovski, nënkryetari i Këshillit Gjyqësor Hanif Zendeli dhe anëtarja e Këshillit Gjyqësor Pavlina Cërvenkovska.

“Pas konstatimit të gjendjes detyrohet Komisioni të përgatisë raport të cilin do ta dorëzojë në Këshillin Gjyqësor dhe për të cilin Këshilli Gjyqësor më tutje do të diskutojë dhe vendosë”, deklaroi Dameva, raporton AlsatM.

Ish pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i cili muajin e kaluar ishte arrestuar në kufirin e Kosovës me Maqedoninë në bazë të urdhër arrestit nga Interpoli të lëshuar me kërkesë të Serbisë, u arratis nga arresti shtëpiak nga shtëpia e familjarëve të tij në vend.

“Autoriteti gjyqësor kompetent ka dorëzuar dokumentacion në Ministrinë e Punëve të Brendshme për dhënien e fletarrestit qendror për personin B.R. pasi aktualisht është i padisponueshëm për forcat e rendit. MPB po ndërmerr masa për gjetjen e personit, konfirmuan nga MPB për MIA-n.

Ramadani, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të Interpolit nga Serbia, më 17 korrik 2024 u arrestua në pikën kufitare të Jazhincës dhe u dërgua në burgun e Shutkës për 30 ditë paraburgim ekstradues. Përmbajtja e fletarrestit bazohet në dyshimet e Serbisë se Ramadani, si ish-ushtar i UÇK-së, ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes.

Gjykata kompetente e Maqedonisë së Veriut më 1 gusht ia ka ndryshuar dënimin Ramadanit nga “paraburgim” në “arrest shtëpiak” dhe sipas vendimit ai është dërguar në një adresë në Shkup. Me këtë vendim ishte parashikuar që ai të qëndronte në “arrest shtëpiak” deri më 16 gusht.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?