Edita Tahiri: Kurti ka dëmtuar, ndëshkuar e izoluar Kosovën

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se Kosova është e dëmtuar nga qeverisja e kryeministrit, Albin Kurti. Tahiri tha se Kurti po bën “lojëra të vogla në veri” duke e lënë kështu Kosovën të izoluar e të ndëshkuar. “Kosova është shumë e dëmtuar nga kjo Qeveri, e izoluar plotësisht. Nuk […]

Tahiri tha se Kurti po bën “lojëra të vogla në veri” duke e lënë kështu Kosovën të izoluar e të ndëshkuar.

“Kosova është shumë e dëmtuar nga kjo Qeveri, e izoluar plotësisht. Nuk ka ndodhë asnjë vizitë e lartë prej shteteve të rëndësishme në Kosovë prej janarit. Kryeministri jonë fare s’ka bërë vizita zyrtare jashtë Kosovës. Kosova mbeti pa hyrë në KiE. Jemi të izoluar, të ndëshkuar, të sulmuar dhe ende vazhdojnë lojërat e propagandat për lojërat e vogla në veri. Ai çon ekipe për urën në veri ndërkohë që para 6 vitesh BE-ja e ka kryer restaurimin, pastaj lëshon këto deklaratat se e hap urën se është e drejtë, natyrisht që duhet të reagojë ambasadori amerikan.

Situata është jo e mirë, por demokracia e ka rotacionin politik. Në shkurt janë zgjedhjet, ky ka pas shanse të qëndrojë edhe disa mandate, por e dështoi Kosovën. Shpresojmë që ky rotacion do ta heqë Kurtin”, tha Tahiri.

Tahiri ka treguar edhe për ftesën që ka pasur për t’u bërë pjesë e ekipit për dialog,

“Tek rasti i Kurtit kur ma çoi një emisar për tu bërë pjesë në negociata, i thashë kundër jam me bashkëpunu me Kurtin politikisht sepse s’merremi vesh, ai ka ideologji lindore, unë jam perëndimore, ai anti-amerikan unë jam proamerikane”, tha Tahiri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?