Dosja e Prokurorisë me detaje të rënda për vrasjen e axhës së Prindon Sadriut

Dosja e Prokurorisë me detaje të rënda për vrasjen e axhës së Prindon Sadriut

Është publikuar dosja e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, në të cilën janë sqaruar të gjitha detajet e vrasjes së Sadri Sadriut, axhës së Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Në dosjen e siguruar nga Paparaci thuhet se i pandehuri Jeton Misini i është vërsulur Sadriut, ndërsa i dyshuari Festim Ramadani me armë […]

Është publikuar dosja e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, në të cilën janë sqaruar të gjitha detajet e vrasjes së Sadri Sadriut, axhës së Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në dosjen e siguruar nga Paparaci thuhet se i pandehuri Jeton Misini i është vërsulur Sadriut, ndërsa i dyshuari Festim Ramadani me armë zyrtare automatike ka shtënë disa herë në drejtim të Sadriut. Këtë e ka bërë në prani të familjarëve të tij.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më 16 gusht 2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave “Fan Palace”, në rrugën “Engjëll Zefi” në fshatin Bibaj, komuna e Ferizajt, i pandehuri Festim Ramadani, për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta posa vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e lartcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalen në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri Jeton Misini, në dorë ka mbajtur një mjet të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtimin e të ndjerit, kurse i pandehuri Festim Ramadani me armën zyrtare automatike ka shtënë disa herë në të ndjerin Sadri Sadriu, dhe me atë rast ka vënë në rrezik edhe personat e tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, për pasojë i ndjeri ka vdekur në vendin e ngjarjes”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Në vendin e ngjarjes, sipas dosjes së Prokurorisë, ishin edhe dëshmitarët Ilir Sadriu, Arsim Sadriu dhe Naim Sadriu, të cilët kanë deklaruar se rreth orës 19:20, kanë arritur në vendin e ngjarjes së bashku me të ndjerin Sadri Sadriu.

Ata kanë deklaruar se për një moment, nga dy automjete të ndryshme kanë zbritur Festim Ramadani dhe Jeton Misin dhe posa kanë zbritur, Jetoni është vërsulur me një teshlicë në dorë, kurse Festimi ka shtënë me armë automatike në drejtim të të ndjerit Sadri Sadriu, i cili, për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Prokuroria thotë se kjo dëshmi vërtetohet edhe nga provat materiale të siguruara në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq në një njoftim të shtunën pasdite, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve Festim Ramadani dhe Jeton Misini, për rastin e vrasjes së rëndë në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt.

Ndërkaq në një njoftim të mëhershëm të Prokurorisë të shtunën thuhet se ende nuk dihen motivet, por se po punojnë në koordinim me Policinë në mënyrë intensive për zbardhjen e rrethanave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?