Dorëheqjet në bordin e RTK‘së pas lajmit shpifës kundër Periskopit, reagon OSBE

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) ka reaguar pas dorëheqjeve në bordin e Radio Televizionit të Kosovës, duke kërkuar emërim të shpejtë të të rinjve dhe të drejtorit të përgjithshëm të transmetuesit publik. Kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini dhe anëtarja e bordit, Arta Berisha të cilët dhanë dorëheqje u përgëzuan nga […]

Kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini dhe anëtarja e bordit, Arta Berisha të cilët dhanë dorëheqje u përgëzuan nga OSBE-ja për “shërbimin dhe përkushtimin e tyre ndaj transmetuesit publik”.

“Misioni respekton vendimet e tyre si të marra në interes të respektimit të standardeve më të larta të gazetarisë etike dhe të ruajtjes së integritetit të mediumit publik”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Organizata theksoi rëndësinë e llogaridhënies dhe transparencës “për ruajtjen e besimit të publikut në RTK dhe përkushtimin e saj për raportim të paanshëm dhe të përgjegjshëm mediatik dhe transmetim publik”.

“Tashmë është e domosdoshme që Kuvendi i Kosovës të zgjedhë anëtarët e rinj të bordit të RTK-së si prioritet i lartë sapo të mblidhet sërish, në mënyrë që bordi të funksionojë sërish”, thotë OSBE.

OSBE kërkon që emërimi i anëtarëve të bordit dhe drejtorit të përgjithshëm të RTK-së të jetë “transparent dhe i bazuar qartë në merita”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?