“Çele guri gojën” – A u shua dëshira e Qeverisë së Kurtit për hapjen e Urës së Ibrit?

“Çele guri gojën” – A u shua dëshira e Qeverisë së Kurtit për hapjen e Urës së Ibrit?

Çështja e hapjes së Urës së Ibrit, që ishte kryetemë deri në fillim të javës që shkoi, më nuk po përmendet nga Qeveria e Kosovës e as eksponentët e LVV-së. E kjo “heshtje” mesa duket se vjen pas vizitës së shefit të CIA-së në Kosovë, Willaim Burns. Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, nëpërmjet […]

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të hënën, ka thënë se vizita e shefit të Agjencisë Qendrore të Intelegjencës (CIA), Ëilliam Burns, në Prishtinë, në fund të javës, ka pasur efekt të menjëhershëm në politikën kosovare, posaçërisht sa i përket planeve të Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.

“Vizita e drejtorit të CIA-s duket se ka pasur efekt në Kosovë. Ai solli të njëjtin mesazh që kishte ambasadori amerikan: punoni me ne, mos përshkallëzoni. Krejt papritmas, asnjë breshëri e përditshme rreth planeve për të hapur urën [e Ibrit]. Duket se problemi është pluhurosur dhe ne mund të fokusohemi në gjëra të tjera”, ka shkruar pasdite ish-shefi i diplomacisë kosovare.

Ndërsa, ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se po vërehet një pauzë e urrejtjes dhe arrogancës nga pushteti i Vetëvendosjes.

Ramadani këtë e ka ndërlidhur me vizitën e shefit të CIA-së, Ëilliam Burns, duke thënë se mbetet të shihet nëse është një pauzë momentale apo “kanë ‘mësuar’ çka nuk guxojnë të bëjnë më!”

“Pauza e urrejtjes dhe arrogancës nga pushteti. Nga e premtja vërehet një mungesë e përhapjes publike së urrejtes dhe manifestimit të arrogancës nga pushteti. Mbetet të shihet nëse kjo është vetëm një pauzë momentale apo kanë ‘mësuar’ çka nuk guxojnë të bëjnë më!” – ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se gjuha helmues e pushteti ndaj SHBA-së, NATO-s, KFOR, BE e të tjerëv ka dëmtuar shëndetin e vendit.

“Gjuha helmuese e eksponentëve të pushtetit ndaj faktorit ndërkombëtar, SHBA-ve, NATO-s, KFOR-it, BE-së, opozitës, shoqërisë civile, mediave, bizneseve, sindikatave etj., ka dëmtuar seriozisht shëndetin e shtetit tonë! Dëmi u bë.”

“‘Serumi’ i të premtes e ndaloi momentalisht gjuhën helmuese, por rikuperimi merr kohë.” – ka thënë ai.

Pesimist është shprehur deputeti i pavarur Fatmir Humolli.

Ai tha se është vështirs që kryeministri Albin Kurti do ta hap Urën e Ibrit.

“Unë në rradhë të parë, nuk mund kurrë të besoj që kur Albin Kurti thotë bëhet diçka të bëhet ashtu siç e thotë”, u shpreh ai.

Humolli, tha se Kurti kishte premtuar që brenda një viti do të përfundoheshin punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë, dhe se kjo nuk është realizuar.

“Për shembull në Komunën e Podujevës, kur është bërë fushata elektorale për zgjedhjen e kryetarit Shpejtim Bulliqit, para krejt qytetarëve ka thënë që atë vit do të kryhet rruga Prishtinë – Podujevë, dhe ende s’është kryer”, deklaroi ai, në “Info Magazinë”.

Kurse, ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, për tëvë1vlerëson se nuk është momenti i duhur që në këtë fazë të hapet ura mbi lumin Ibër për qarkullimin e lirë të automjeteve, siç edhe po insiston qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin.

Sipas Kupchan, këto lëvizje të kryeministrit kosovar po shihen si të njëanshme nga komuniteti ndërkombëtar.

“Vetëm pse kryeministri ka të drejtë politike dhe ligjore për të hapur urën, nuk është patjetër  gjëja e drejtë për t’u bërë kur jemi te qëllimi i gjerë i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, me qeverinë në Serbi, dhe te krijimi i një situate paqësore dhe drejt progresit në Kosovë.Prandaj brengosem që nëse kryeministri Kurti lëviz njëanshëm, ai nuk e ka pajtimin e serbëve në veri, pajtimin e Beogradit, nuk e ka përkrahjen e SHBA-së dhe vendeve të NATO-s. Kjo lëvizje mund të bëjë më shumë keq se mirë”, ka thënë ai për Tëvë1.

Ndërkohë, ambasadorit gjerman Jorn Rohde ka thënë ditë më parë se aktualisht “nuk bëhet fjalë” për hapjen e Urës së Ibrit.

Për momentin nuk bëhet fjalë për hapje. Këtë ia kemi komunikuar qeverisë”, u shpreh Jorn Rohde, i cili një ditë më parë edhe u prit në takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kujtojmë se kryeministri Kurti kishte thënë se Ura e Ibrit duhet të hapet.

Qeveria e ka testuar qëndrueshmërinë dhe ka kryer disa përgatitje para se të hapet, mirëpo asnjëherë nuk kanë dhënë datë të saktë se kur mund të hapet ura.

Në anën tjëtër, ndërkombëtarët kanë kërkuar që hapja e urës të diskutohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, gjë që është kundërshtuar nga institucionet kosovare./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?