BE: Diskutimet për heqjen ose jo të masave ndaj Kosovës janë duke vazhduar

Bashkimi Evropian tha se Këshilli po i vazhdon diskutimet rreth raportit të përfaqësuesit të lartë, Josep Borrell mbi heqjen e masave ndaj Kosovës, të vëna prej më shumë se një viti. Sa i përket mundësisë për shtimin e këtyre masave, ashtu sic BE-ja paralajmëroi, pas veprimeve fundit të Qeverisë në veri, zëdhënës i BE-së, Peter […]

Sa i përket mundësisë për shtimin e këtyre masave, ashtu sic BE-ja paralajmëroi, pas veprimeve fundit të Qeverisë në veri, zëdhënës i BE-së, Peter Stano, nuk dha përgjigje konkrete por i tha RTV21 se vazhdojnë t’u kërkojnë autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar që mund të rrisin më tej tensionet, duke pritur që Kosova të adresojë dhe zgjidhë çështjet e hapura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Diskutimet e shteteve anëtare të BE-së në Këshill për raportin e përfaqësuesit të lartë, për përmbushjen e kërkesave të BE-së nga Kosova janë duke vazhduar. Ato janë të brendshme dhe konfidenciale. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdojnë t’u kërkojnë autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar që mund të rrisin më tej tensionet, dhe ne presim që Kosova të adresojë dhe zgjidhë çështjet e hapura në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Stano për RTV21.

Masat ndaj Kosovë u vunë pas tensioneve në pjesën veriore të Kosovës në kohën kur kryetarët e zgjedhur shqiptarë në katër komunat në veri u dërguan me mbështetjen e policisë së Kosovës në zyrat e tyre. Të paktën 90 pjesëtarë të forcës paqeruajtëse të NATO-s u lënduan në një përplasje me protestues serbë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?