Austri: Një afgan kërcënon kancelarin austriak me vdekje, arrestohet

Austri: Një afgan kërcënon kancelarin austriak me vdekje, arrestohet

“Do ta pres kokën. Ndrysho, ose do të vij e të vras në Parlament!”. Një shtetas afgan, ditë më parë ka kërcënuar me vdekje kancelarin austriak, Karl Nehammer. 28 vjeçari i cili kishte migruar si azilant në Austri në vitin 2015, i kishte shkruar një mesazh kërcënues në gjuhën angleze kancelarit austriak, raporton “Krone.at”. Ai […]

“Do ta pres kokën. Ndrysho, ose do të vij e të vras në Parlament!”.

Një shtetas afgan, ditë më parë ka kërcënuar me vdekje kancelarin austriak, Karl Nehammer. 28 vjeçari i cili kishte migruar si azilant në Austri në vitin 2015, i kishte shkruar një mesazh kërcënues në gjuhën angleze kancelarit austriak, raporton “Krone.at”. Ai shkruan:  ““Do ta pres kokën. Ndrysho, ose do të vij e të vras në Parlament!”. Kabineti i kancelarit Nehammer raportoi mesazhin kërcënues në Zyrën Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, transmeton albinfo.at

I dyshuari më pas u gjet dhe u arrestua në Telfs në Tirol. Sipas hetimeve, migranti deklaroi se ishte i krishterë, megjithëse kishte një botëkuptim radikal islamist.

I dyshuari fillimisht u arrestua për krime të dhunshme. Më pas, ai është hetuar nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës në bashkëpunim të ngushtë me njësitë policore rajonale dhe është dërguar në paraburgim për shkak të kërcënimit të tij ndaj kancelarit. Deklarata i tij se, djalli e kishte shkruar mesazhin, nuk ishte bindës për hetuesinë.

Ministri i Brendshëm i ashpër

Siç shkruajnë mediat austriake, fillimisht kërkesa e tij për azil ishte refuzuar. Megjithatë, së bashku me një avokat, ai apeloi me sukses vendimin dhe në fund ai fitoi statuesin e azilit.

Ministri i Brendshëm Gerhard Karner për gazetën austriake “heute.at”, theksoi: “Ne nuk do të tolerojmë aktivitetin islamik ose kërcënimet me vdekje”. “Ekstremistët islamikë do të trajtohen pa kompromis dhe me ashpërsinë e plotë të sundimit të ligjit”, përcjell albinfo.at

Islamizmi radikal është kthyer sërish në fokusin e autoriteteve të sigurisë në Austri, pasi tre mbështetës të dyshuar të IS-it(I dyshuari kryesor me prejardhje shqiptare) tentuan të kryenin një sulm në një koncert të Taylor Swift në Vjenë pak ditë më parë. Falë këshillave nga qarqet e inteligjencës amerikane, më e keqja u parandalua.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?