Abdixhiku nga projekti në “Velani” i çon mesazh qeverisë: Më 9 shkurt vonesat në infrastrukturë marrin fund

Abdixhiku nga projekti në “Velani” i çon mesazh qeverisë: Më 9 shkurt vonesat në infrastrukturë marrin fund

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar punimet tek projekti rrugor në lagjen Velania të Prishtinës. Ai ka thënë se punimet janë me dinamizëm, dhe ka entuziazëm mes banorëve. Abdixhiku ka shfrytëzuar rastin t’i dërgojë mesazh qeverisë, duke thënë se më 9 shkurt marrin fund vonesat infrastrukturore. Postimi i plotë: Në infrastrukturë, ndonjëherë, del një […]

Ai ka thënë se punimet janë me dinamizëm, dhe ka entuziazëm mes banorëve.

Abdixhiku ka shfrytëzuar rastin t’i dërgojë mesazh qeverisë, duke thënë se më 9 shkurt marrin fund vonesat infrastrukturore.

Postimi i plotë:

Në infrastrukturë, ndonjëherë, del një projekt që duket aq i thjeshtë, dhe është i thjeshtë, por në thelb bën ndryshime të mëdha.

I tillë është projekti në Velani.

Secili që ka marrë rrugën nga udhëkryqi i Taslixhes për në Velani e të dal sipër në Breg të Diellit apo Mat, është dashur të kalojë nëpër njërën nga katër rrugicat e lagjes – mu pranë shtëpive. Kolona të gjata, pasiguri për banorë e vonesa për secilin tjetër që s’kishte alternativë tjetër.

Krenari kishte një ide. Të krijoj një rrugë të re – ngjitur me ‘SOS Fshatin’ – për tu lidhur drejtë me Mat, Breg të Diellit e përfundimisht Rrugën B, e kështu për ta shmangur nevojën e kalimit nëpër rrugicat e shtëpive.

Sa e thjeshtë!

Sot, vizitova punimet që po zhvillohen aty. Dinamizëm i madh. Entuziazëm mes banorëve. Rrugë e re, dy kahore, me trotuare e ndriçim. Transformim rrënjësor jo vetëm për banorët e Velanisë, por për secilin qytetar që ka kaluar andej. Banorët më thanë se ende nuk po e besojnë se kjo po ndodhte. Për ta, kjo ishte një ide sa e bukur aq edhe e pamundur.

U thash të rrinë të qetë.

Krenarin e kisha këshilltar në Ministri.

Ishte i përpiktë, punëtor i pashoq, por mbi të gjitha ishte njeri i mbarë e i drejtë. Kur je i drejtë dhe puna të shkon mbarë. Atëherë kishim përfunduar rrethrrotullimin e Veternikut për 31 ditë. Krenarit i ka shkuar gjithnjë puna mbarë. Nuk kisha asnjë dyshim që nga dita që mori detyrën e drejtorit të infrastrukturës në Kryeqytet.

Më 9 shkurt vonesat infrastrukturore marrin fund edhe në Kosovë! Historia rrugore e Kosovës do të kompletohet brenda një mandati të vetëm. Tjetër tempo, tjetër mendësi, tjetër angazhim!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?