Zelensky: Gjashtë pjesëmarrës të tjerë në Samitin e Paqes në Zvicër nënshkruan deklaratën përfundimtare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi këtë të diel se gjashtë pjesëmarrës të tjerë të Samitit të Paqes në Zvicër nënshkruan deklaratën përfundimtare dhe njoftoi vazhdimin e përpjekjeve për marrjen e nënshkrimeve të reja. Volodymyr Zelensky në një postim në rrjetin social X nuk ka specifikuar se për cilët pjesëmarrës në konferencën e paqes bëhet fjalë. […]

Volodymyr Zelensky në një postim në rrjetin social X nuk ka specifikuar se për cilët pjesëmarrës në konferencën e paqes bëhet fjalë.

Ekipi ynë po punon për të marrë më shumë nënshkrime. Është e rëndësishme për ne që çdo pjesë e botës, çdo vend dhe çdo lider që respekton të drejtën ndërkombëtare të mund të tregojnë se vlerësojnë përpjekjet për të sjellë paqen dhe për të vendosur efektivitetin e plotë të qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, tha Zelensky.

Samiti i Paqes, shtoi ai, tregoi se “është e mundur të rivendosen të gjitha aspektet e sigurisë dhe paqen e vërtetë”.

Por kjo, sipas Zelensky, kërkon unitetin e botës. “Ne jemi duke punuar për një bashkim të tillë. Faleminderit të gjithëve që ndihmojnë”, tha Zelensky.

Siç u njoftua më parë, përfaqësuesit e më shumë se 80 vendeve nënshkruan në Samitin e Paqes në Zvicër, ku morën pjesë 92 vende, një deklaratë në të cilën “integriteti territorial” i Ukrainës u deklarua si bazë për çdo marrëveshje paqeje që do t’i jepte fund luftës me Rusinë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?