Vuçeviq: KFOR-i është në Kosovë, prandaj na mbetet vetëm rezistenca civile

Vuçeviq: KFOR-i është në Kosovë, prandaj na mbetet vetëm rezistenca civile

Kryeministri serb Millosh Vuçeviq ka thënë se “Beogradi është i gatshëm për dialog me Prishtinën”, dhe se çdo gjë tjetër çon në një “rrugë pa krye”. Vuçeviq ka deklaruar për Euronews se nuk duhet të harrojmë se KFOR-i është i pranishëm në Kosovë, si dhe se jemi të rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s, por […]

Vuçeviq ka deklaruar për Euronews se nuk duhet të harrojmë se KFOR-i është i pranishëm në Kosovë, si dhe se jemi të rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s, por ajo që duhet të bëjmë është që të “fuqizojmë ekonomikisht serbët e Kosovës” dhe të ofrojmë rezistencë civile që lejohet.

“Serbët duhet të jenë të mençur, ne duhet të jemi të durueshëm dhe taktikë dhe të mos i zbulojmë të gjitha letrat”, ka thënë ai, transmeton Paparaci.

Siç ka shtuar Vuçeviq, paqja në rajon është e kërcënuar sepse, përveç retorikës së politikanëve të caktuar në Bosnje dhe Hercegovinë, “ka sulme të vazhdueshme ndaj serbëve në Kosovë”.

“Ajo që Kurti po bën është duke luajtur me nerva. Ai tregon papërgjegjshmërinë e tij. Pres presion më të madh për zgjidhjen për Kosovën, por mbi ne, jo mbi Prishtinën. Kurti nuk është ndëshkuar për veprimet e tij dhe është e vështirë për mua të pranoj se në të nuk mund të ndikojnë vendet e KUINT-it”, ankohet Vuçeviq.

Ai ka shtuar se nesër bëhet një vit nga ndalimi i importit të mallrave serbe në Kosovë, por se qëllimi ynë është të ruajmë serbët.

“Duhet të rrisim presionin ndaj komunitetit ndërkombëtar, për të mos u dekurajuar nga mungesa e reagimit të komunitetit ndërkombëtar. Është dashur të vendosim për disa zgjidhje, për të zgjidhur disa çështje të vogla që e bëjnë jetën më të lehtë dhe jo që njëra palë të fitojë të gjitha e tjetra asgjë”, i përsërit fjalët e shefit të tij Vuçeviq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?