Vrasja e rëndë në tentativë, gruaja në gjykatë: Vendosni drejtësi, rasti im si i Liridona Ademajt

Vrasja e rëndë në tentativë, gruaja në gjykatë: Vendosni drejtësi, rasti im si i Liridona Ademajt

“Zotëri gjykatës, të lutem vendose drejtësinë – rasti im është i njëjtë si i të ndjerës Liridona Ademaj”- ishte deklarata para Gjykatës së Prishtinës më 14.06.2024 e të dëmtuarës L.J., në rastin në të cilini sh- bashkëshorti i saj, Ekrem Shala akuzohet për vrasje të rëndë në tentativë, raporton Kallxo.com. Ajo kërkoi drejtësi me qëllim […]

“Zotëri gjykatës, të lutem vendose drejtësinë – rasti im është i njëjtë si i të ndjerës Liridona Ademaj”- ishte deklarata para Gjykatës së Prishtinës më 14.06.2024 e të dëmtuarës L.J., në rastin në të cilini sh- bashkëshorti i saj, Ekrem Shala akuzohet për vrasje të rëndë në tentativë, raporton Kallxo.com.

Ajo kërkoi drejtësi me qëllim që të ketë siç tha një jetë normale bashkë me fëmijët e saj.

Liridona Ademaj  ishte vrarë më 29.11.2023 në Prishtinë. Rastin e inskenuar si grabitje, dyshohet se e përgatiti bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Të dyshuar  lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademaj janë: Naim Muresli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Lidhur me këtë rast të dyshuarit gjenden në masën e paraburgimit.

Ndërkaq në rastin e së premtes në Gjykatën e Prishtinës, L.J., vazhdoi me dhënien e dëshmisë duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit, Armend Krasniqi që mbron të akuzuarin Ekrem Shala.

Krasniqi i prezantoi një fotografi të dëmtuarës, duke e pyetur nëse e njihte personin.

E dëmtuara deklaroi se personi me emrin Astrit Sejdiu është bashkëpunëtor i tashmë të akuzuarit, Ekrem Shala, ish-bashkëshorti i saj.

Sipas të dëmtuarës, Sejdiu dhe Shala janë duke bërë planin për ta vrarë atë.

L.J. tha se lidhur me planin e Sejdiut dhe Shalës, takimet ishin zhvilluar në Shqipëri.

“Këta kriminelë janë duke bërë plan me m’vra mu” – theksoi ajo.

Çka thotë aktakuza  e Prokurorisë?

Aktakuza ndaj të akuzuarit Ekrem Shala është ngritur me 18.01.2023 dhe ai akuzohet për dy vepra penale: vrasje e rëndë në tentativë në bashkëkryerje dhe armëmbajtje pa leje.

Lidhur me këtë rast, i akuzuar ishte edhe vëllai i Ekrem Shalës, Sokol Shala, ndaj të cilit, gjykata e kishe hedhur akuzën e prokurorisë në drejtim të tij, në fazën kur ishin paraqitur kundërshtimet e provave dhe ishte bërë kërkesa për hedhje të aktakuzës.

Të pandehurit Ekrem Shala dhe Sokol Shala sipas Prokurorisë, me datën 21.08.2022 rreth orës 21:30 minuta në bashkëkryerje, me veturën e tipit “Audi A4” kanë shkuar në fshatin Bardhosh, komuna e Prishtinës, ku edhe banon gruaja.

Tutje sipas aktakuzës, me të shkuar tek shtëpia e të dëmtuarës, dy të pandehurit kanë qëndruar para dyerve të shtëpisë së saj.

Gjithnjë sipas aktakuzës, gjatë kohës sa i akuzuari Ekrem Shala dhe vëllai i tij ishin duke qëndruar tek dyert, në atë moment vjen me veturë e dëmtuara së bashku me vëllain e saj, motrën dhe me nënën e saj dhe vërejnë që para tyre është duke qëndruar një veturë.

Pasi të dëmtuarit kanë vërejtur se e kujt është vetura, sipas Prokurorisë, me anë të shenjësimit me drita të veturës kanë kërkuar që të ju lirohet rruga për të kaluar me veturë.

Pas shenjësimit me drita, thuhet se Ekrem dhe Sokol Shala ishin larguar nga vendi, për tu kthyer përsëri disa minuta më vonë pikërisht në vendin e njëjtë, para dyerve të shtëpisë së të dëmtuarës.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, pas këtij veprimi, e dëmtuara ka shkuar tek vetura e vëllezërve ku në ato momente i akuzuari Ekrem Shalae kishte sulmuar fizikisht të dëmtuarën, pas një mosmarrëveshje paraprake që kishin mes vete.

Nga këto veprime të Ekrem Shalës, kishte pësuar lëndime të rënda trupore gruaja.

Kjo përleshje nuk ka përfunduar me aq, pasi që prokuroria tregon detaje të tjera që tregojnë se si tashmë i akuzuari kishte nxjerrë armën me qëllim që të privojë nga jeta ish-gruan e tij dhe familjarët e saj duke shtënë katër herë në drejtim të tyre.

Me këto veprime Ekrem Shala ngarkohet për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Në këtë rast kryetar i trupit gjykues është Naser Foniqi dhe anëtarë janë Alltëne Muresli dhe Artan Sejfulla.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?