Tetë persona të vrarë nga sulmet ruse në qytetin ukrainas

Tetë persona të vrarë nga sulmet ruse në qytetin ukrainas

Një sulm me raketa balistike ruse në qytetin ukrainas, Krivi Rih, vrau të paktën tetë persona dhe plagosi të paktën 21 të tjerë, përfshirë fëmijë, tha ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko. Ai njoftoi në Telegram, më 12 qershor, numrin e përditësuar të viktimave, pasi fillimisht tha se ishin vrarë gjashtë persona. Ai shtoi se katër […]

Një sulm me raketa balistike ruse në qytetin ukrainas, Krivi Rih, vrau të paktën tetë persona dhe plagosi të paktën 21 të tjerë, përfshirë fëmijë, tha ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko.

Ai njoftoi në Telegram, më 12 qershor, numrin e përditësuar të viktimave, pasi fillimisht tha se ishin vrarë gjashtë persona.

Ai shtoi se katër persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Sulmi dëmtoi një ndërtesë administrative dhe një bllok apartamentesh, sipas autoriteteve ukrainase.

Krivi Rih, një qytet i madh në rajonin e Dnjipropetrovsk, që është vendlindja e presidentit Volodymyr Zelensky, ka qenë objektiv i sulmeve ajrore disa herë gjatë pushtimit rus të Ukrainës i cili ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Zelensky u përgjigj duke u bërë thirrje aleatëve të Ukrainës që të rrisin dërgesat e baterive të sofistikuara të mbrojtjes ajrore për të shmangur sulmet ruse.

“Çdo ditë dhe çdo orë, terrori rus dëshmon se Ukraina, së bashku me partnerët e saj, duhet të forcojnë mbrojtjen ajrore”, tha Zelenskiy.

Ai shprehu ngushëllime për familjet dhe miqtë e viktimave dhe tha se shërbimet e urgjencës po punonin në vendngjarje, derisa publikoi një video që tregonte një burrë duke u nxjerrë nga rrënojat.

Në një deklaratë të mëparshme në Telegram, Zelensky tha se Rusia u përpoq të fillonte një sulm të kombinuar ndaj Ukrainës duke përdorur raketa dhe dronë.

Ai tha se pesë raketa dhe më shumë se 20 dronë u rrëzuan.

Më herët më 12 qershor, Associated Press raportoi se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një sistem tjetër raketor Patriot, në përgjigje të lutjeve të Ukrainës për më shumë mbrojtje ajrore.

Ky do të jetë kundërajrori i dytë Patriot që Shtetet e Bashkuara ia dhurojnë Ukrainës, edhe pse Pentagoni i ka dhënë kohë pas kohe Kievit një numër të pazbuluar raketash për këtë sistem kundërajror./rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?