Sveçla jep lajmin: Patrullimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë do të fillojnë prej datës 1 korrik

Sveçla jep lajmin: Patrullimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë do të fillojnë prej datës 1 korrik

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se edhe këtë verë patrullimi i Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të vazhdojë duke filluar nga data një korrik. Sipas tij, këto patrullime do të jenë në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve. “Patrullimet do të fillojnë me dijen time prej 1 […]

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se edhe këtë verë patrullimi i Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të vazhdojë duke filluar nga data një korrik.

Sipas tij, këto patrullime do të jenë në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve.

“Patrullimet do të fillojnë me dijen time prej 1 korrikut, qysh tash bashkëpunimi i Policisë i dy vendeve është shumë i mirë. Patrullimet, patjetër që do të ndihmojnë ata të jenë më efikas dhe të iu shërbejnë sa më mirë qytetarëve”, tha ministri për Ekonomia Online.

Sveçla, shtoi se me shtetin shqiptar po punohet shumë që të ju lehtësohet jeta qytetarëve dhe te rritet niveli i sigurisë, meqenëse tha ministri, me Shqipërinë nuk janë raporte vetëm zyrtare por edhe raporte ndër personale.

“Ju po e shifni se ne nuk kemi vetëm raporte zyrtare, kemi edhe raporte shumë  të mira ndër personale. Me ministrin Balla po punojmë shumë, të dyja palët, qoftë në ministri, qoftë në polici të dy vendeve që të ua lehtësojmë jetën qytetarëve por në të njëjtën kohë edhe të rrisim nivelin e sigurisë për të dyja vendet”, tha Sveçla për Ekonomia Online, pas vizitës së djeshme në pikën kufitare në Vërmicë, ku përcjellën nga afër bashkë me ministrin e brendshëm të Shqipërisë, Taulant Balla, zhvillimet rreth zbatimit të marrëveshjes për heqjen e kontrollit kufitar për shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë.

Kujtojmë se patrullimet e përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë filluar para gjashtë viteve. Që nga viti 2018, këto patrullime kryhen në pikën kufitare në Vërmicë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?