Sot finalja e madhe e Ferma VIP

Sot finalja e madhe e Ferma VIP

Rrugëtimi i “Ferma VIP” nisi më 22 mars, në një mbrëmje plot emocione, mes dëshirës për të hapur derën e një aventure të re, mes dritave, mes personazheve që u bashkuan për të shkruar historinë e edicionit të parë. Javë pas jave, u shtuan emocionet, u shtuan edhe personazhet, u njohëm me dimensione të panjohura […]

Javë pas jave, u shtuan emocionet, u shtuan edhe personazhet, u njohëm me dimensione të panjohura të tyre, mes buzëqeshjesh, përqafimesh, lotësh, rrëfimesh, ngacmimesh, mes miqësive e ndoshta edhe më shumë se aq.

Në gjithë këto javë sigurisht që bashkëudhëtarë të aventurës së personazheve kanë qenë edhe kafshët, shpendët, ata që me plot gojën mund t’i quajmë miq zemre. Nuk i harrojmë as bimët, serat, lulet, kopshet atypari, sigurisht as sfidat përmes të cilave përgjatë javëve kanë lënë fermën personazhet VIP.

Dhe kur kanë kaluar thuajse tre muaj, jemi në tik-takun e mbrëmjes finale, në përballjen e 6 finalistëve: Çiljeta Xhilaga, Florian Agalliu, Baby G, Ditea Berisha, Dijonis Biba dhe Renis Gjoka.

Njëri prej tyre do të fitojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, duke u renditur kështu edhe si fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”, program që çeli siparin në Shqipëri nën vulën e suksesit të padiskutueshëm të producentes Holta Dulaku. Në orën 21: 00 të gjithë para ekranit, në “Vizion Plus” kjo mbrëmje do të jetë e paharrueshme.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya