Si u gjet armatimi që ishte fshehur nga pjesëtarë të grupit terrorist që kreu sulmin në Banjska, çka dihet deri tash

Si u gjet armatimi që ishte fshehur nga pjesëtarë të grupit terrorist që kreu sulmin në Banjska, çka dihet deri tash

Policia e Kosovës, pas informacioneve të pranuara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, ka gjetur dhe sekuestruar dje një sasi armatimi në veri të Mitrovicës, që ishte fshehur nga ish-pjesëtarët e grupit terrorist që kryen sulmin në Banjska më 24 shtator të vitit të kaluar. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e […]

Policia e Kosovës, pas informacioneve të pranuara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, ka gjetur dhe sekuestruar dje një sasi armatimi në veri të Mitrovicës, që ishte fshehur nga ish-pjesëtarët e grupit terrorist që kryen sulmin në Banjska më 24 shtator të vitit të kaluar.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, gjatë një konference për media ku janë ekspozuar armët e gjetura dhe të konfiskuara, ka bërë të ditur se armatimi dhe pajisjet tjera të gjetura dyshohet se kanë qenë aty për një kohë të gjatë.

Ai ka thënë se dy të dyshuarit për rastin e Banjskës, Zharko Cvetkoviq dhe Marijan Radojeviq, e që ndërlidhen me ngjarjen, janë në kërkim.

“Që të dyja lokacionet kanë emra, lokacioni i parë lidhet me emrin Marijan Radojeviq, ndërsa lokacioni i dytë ndërlidhet me Zharko Cvetkoviq… dhe që të dytë janë në kërkim për rastin e Banjskës… Ne konsiderojmë se ky armatim dhe këto pajisje ndodhen aty për një kohë më të gjatë”, ka thënë Elshani.

Nga armatimi i prezantuar ka armë të gjata të kalibrave të ndryshme, pistoleta, granata dore etj.

Lokacioni i parë është në veri të Mitrovicës, në afërsi të Tre Rrokaqiejve, ndërlidhet me personin në kërkim, Marjan Radojeviq, ndërsa lokacioni tjetër është në rrugën “Çeta e Minatorëve”, në veri i Mitrovicës që ndërlidhet me subjektin në kërkim Zharko Cvetkoviq. Në këtë lokacion janë gjetur tri armë të gjata AK-47, katër karikatorë me 60 fishekë, një krehër me 11 fishekë, një këllëf revoleje, një çantë ushtarake.

Ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur një rrip brezi me 25 fishekë për armë gjuetie, 23 fishekë për armë gjuetie, pistoletë TT me një karikator me tetë fishekë, tre karikatorë me nga tetë fishekë, dy karikatorë në fotrollë, 28 fishekë për armë të gjata, 10 krehër me fishekë të armës së gjatë (99 fishekë), një kuti me fishekë 7×62, katër pastruese të armës, kuti me lëndë të dyshimtë.

Në lokacionin e tretë janë gjetur armë e gjatë me bajonetë, një pistoletë me dy karikatorë me nga tetë fishekë 7×62 dhe një fotrollë, çantë e zezë me pajisje për pastrim të armës, dy kuti me nga 50 fishekë 7×62, tre karikatorë me fotrolla me nga tetë fishekë, armë e gjatë gjuetie me çantë.

Pamjet e armatimit që u gjet i publikoi më pas edhe në platformën “X”, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai tha se kërcënimet destabilizuese nga Beogradi do të kundërshtohen me ligj dhe rend.

“Sot, më shumë eksplozivë, armë dhe municione u konfiskuan edhe një herë në veri falë forcave tona vigjilente të sigurisë dhe rritjes së bashkëpunimit me qytetarët tanë në veri. Kërcënimet destabilizuese nga Beogradi do të kundërshtohen me ligj dhe rend”, shkroi Sveçla.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?