Raporti për masat ndaj Kosovës shtyhet për javën e ardhshme?

Raporti për masat ndaj Kosovës shtyhet për javën e ardhshme?

Edhe pse nuk pa pasur një datë formale të martën e shkuar, më 11 qershor, vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) duhej t’u dorëzohej raporti i përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, rreth përmbushjes së kushteve nga ana e Kosovës për heqjen e masave të BE-së ndaj saj. […]

Këto burime kanë thënë se paraqitja e këtij raporti tash pritet të bëhet më 19 qershor në takimin e Komitetit për Politikë dhe Siguri të BE-së. Por, edhe kjo është vetëm “tentativë” pasi nuk mund të ketë garanci se kjo do të ndodhë.

Masat kufizuese ndaj Kosovës ishin vendosur para një viti, si pasojë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur Prishtina zyrtare dërgoi në ndërtesat e komunave kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët.

Masat përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale.

Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Intrumentet e Para-Anëtarësimit).

Pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit të kaluar, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të enjten se në raportin e shefit të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, për hapat që ka bërë Kosova në përmbushjen e detyrimeve për heqjen e masave të BE-së, “do të rekomandohet heqja e masave” ndëshkuese për Kosovën.

Duke raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane të enjten në Prishtinë, Bislimi theksoi se raporti i Borrellit ka qenë “i gatshëm prej prillit, por ka pasur disa hezitime” për dorëzimin e tij.

Raportin për hapat që ka bërë Kosova për uljen e tensioneve në veri të vendit nga shefi i diplomacisë së BE-së e kishin kërkuar vendet anëtare, në mënyrë që të vlerësohet nëse janë pjekur kushtet që Kosovës t’i hiqen masat.

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, vazhdon tash e disa javë të thotë se “raporti është në fazën finale” dhe se do t’u dorëzohet vendeve anëtare “së shpejti”.

Zyrtarisht nuk ka ndonjë sqarim për arsyet e vonesave të dorëzimit të raportit të përfaqësuesit të lartë, Borrell. Mirëpo, jozyrtarisht nga burimet diplomatike në BE mësohet se probleme ka paraqitur Komisioni Evropian. Sipas këtyre burimeve, Komisioni dëshiron “sqarimin e disa pikave të raportit”.

Vendet anëtare të BE-së kishin kërkuar që raporti të bëhet “sa më parë që të jetë e mundur”, por dorëzimi i tij ishte shtyrë disa herë edhe për shkak të veprimeve të autoriteteve të Kosovës për mbylljen e objekteve të Bankës Kursimore postare të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Këto veprime ishin quajtur si “të njëanshme dhe të pa koordinuara me potencial që të nxisin tensione”.

Më 20 maj 2024, autoritetet në Kosovë kanë kryer një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që ka rezultuar me mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Gjatë aksionit, që autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si masë për vendosjen “e rendit dhe ligjshmërisë”, janë konfiskuar prova të ndryshme, përfshirë para.

“Masat ishin vendosur si pasojë e veprimeve të pakoordinuara, të njëanshme të Kosovës që sollën deri në eskalimin e situatës. Ishin vendosur me qëllim që të motivohen autoritetet e Kosovës për të ndërmarrë hapa për shtensionim. Pra, natyrisht çfarëdo që ka ndikim negativ në terren dhe në përpjekjet për shtensionim është duke u marrë parasysh dhe duke u përfshirë në raport”, kishte thënë Stano.

Kur ishte zhvilluar debati për masat ndaj Kosovës në Komitetin për Politikë dhe Siguri ku janë diplomatët e vendeve anëtare, shumica kishin propozuar që ato masat të hiqen tërësisht, ndërsa disa shtete – që të hiqen gradualisht. Por, tash diplomatët presin të shohin se çfarë do të përfshihet në raportin e Borrellit, në mënyrë që të shprehin pastaj qëndrimet e tyre.

Sa i përket përmbajtjes së raportit, burimet në BE nuk duan të paragjykojnë, por thonë se “pritjet janë që të propozohet heqja e masave”, megjithëse nuk janë të sigurt nëse do të kërkohet heqja e plotë e tyre apo vetëm heqje graduale. /REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?