Radoiçiqi ende i lirë, Hill: Shpresoj që çështja do të shkojë në gjykatë dhe të ketë njëfarë përgjegjësie

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill së fundmi ka folur edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit. Në një intervistë dhënë për “NIN”, ambasadori amerikan shpreson se konflikti i armatosur mes grupit paramilitar serb dhe policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë në shtator të vitit 2023, “do të shkojë në […]

Në një intervistë dhënë për “NIN”, ambasadori amerikan shpreson se konflikti i armatosur mes grupit paramilitar serb dhe policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë në shtator të vitit 2023, “do të shkojë në gjykatë” dhe se “do të ketë njëfarë përgjegjësie për atë që ndodhi”, përcjell gazeta online Reporteri.net.

“Sigurisht që nuk ka qenë një ditë që ka ndihmuar interesat serbe dhe sigurisht që nuk ka ndihmuar as marrëdhëniet amerikano-serbe”, shtoi Hill.

Ai tha gjithashtu se SHBA-të janë “shumë të zhgënjyera” që në Qeverinë e Serbisë janë sërish dy persona të cilët janë nën sanksionet e SHBA-së – zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq.

Lidhur me armiqësinë, mosbesimin dhe hidhërimin që ekziston ndaj SHBA-së lidhur me bombardimet e NATO-s në vitin 1999, Hill tha se “gjithçka mund të ndryshojë”, por se “shpesh kërkon më shumë kohë”

“Unë kurrë nuk do t’u kërkoja njerëzve që të injorojnë të kaluarën, por ju e dini, për hir të fëmijëve tanë, ne me të vërtetë duhet të përpiqemi të kalojmë më shumë kohë duke parë përpara sesa të shikojmë prapa. Kjo është arsyeja pse ne i kemi sytë në pjesën e përparme të kokës, jo në pjesën e pasme të kokës”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?