Pushteti insiston që drafti i Lajçakut për Asociacionin të dërgohet në Venecia

Pushteti insiston që drafti i Lajçakut për Asociacionin të dërgohet në Venecia

Zyrtarë qeveritarë insitojnë që drafti i Asociacionit i propozuar nga Bashkimi Evropian të dërgohet në Komisionin e Venecias për vlerësim. Tri ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, në ekzekutiv thonë se përfaësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell apo emisari për dialogun, Miroslav Lajçak mund ta dërgojnë draftin për opinion këshilldhënës […]

Zyrtarë qeveritarë insitojnë që drafti i Asociacionit i propozuar nga Bashkimi Evropian të dërgohet në Komisionin e Venecias për vlerësim.

Tri ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, në ekzekutiv thonë se përfaësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell apo emisari për dialogun, Miroslav Lajçak mund ta dërgojnë draftin për opinion këshilldhënës në Venecia, në mënyrë që krahas përmbajtjes të merr edhe një formë zyrtare të tij. Ndërkaq, kërkesën e qeverisë ndaj BE-së, që draft statutin e Asociacionit të propozuar për Kosovën ta dërgojnë në Venecia e mirëpresin edhe analistët politikë, por potencojnë nevojën që edhe Kosova të përmbushë obligimet nga marrëveshjet ndërkombëtare për Asociacionin.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, thotë për KosovaPress, se BE-ja dhe Lajçak duhet të legalizojnë draft-stautin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai shton se në formën aktuale si një non-paper pas një nënshkrim, logo, si dhe e ndarë nga marrëveshja e Brukselt dhe Ohrit, qeveria e ka të pamundur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Meqenëse Bashkimi Evropian po insiston dhe zyrtarisht ata nuk po e deponojnë draft-statutin në institucionet e Kosovës. Ai ka një përmbajtje, por nuk ka një formë në mënyrë që ai të (shqyrohet) nga Gjykata Kushtetuese nesër…Institucionet e Bashkimit Evropian, në këtë rast zotëri Lajçak apo Borrell dhe mekanizmat përcjellë të tyre të dërgojnë në Komisionin e Venecias”, thotë ai.

Analisti politik, Dorajet Imeri, thotë për KosovaPress, se për të dalë nga ngërçi aktual në dialog dhe për të tentuar t’i jepet zgjidhje temës së Asociaiconit, do të ishte mirë që BE-ja të dërgojë në Venecia draftin e Asociacionit të propozuar për insitucionet kosovare.

“Dërgimi i draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Komisionin e Venecias nëse do të ishte e pranuar praktikisht sipas normave të aplikueshme. Do të ishte mirë për t’i dhënë një dimension më kritik përmbajtjes së këtij dokumenti”, thekson ai.

Megjithatë, njohësi i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, deklaron se BE-ja, nuk e ka obligim me dërgu draftin e Asociacionit në Venecia.

Sipas tij, themelimi i Asociacionit është një obligim i Kosovës, andaj kërkesat e tilla Arifi i konsideron më shumë si elektorale sesa racionaliste.

“Bashkimi Evropian nuk e ka obligim me dërgu asgjë askund. Në fund të ditës ai është një obligim i joni ndërkombëtar që ne duhet ta zbatojmë. Si do të zbatojmë dhe kur është çështje e Kosovës, por BE-ja nuk e ka obligim me dërgu askund. Është më shumë një narracion zgjedhor sesa që ka një racionalitet”, deklaron ai.

Qeveria e Kosovës refuzon ta dërgojë në kushtetuese draftin e BE-së për Asociaciacionin duke kërkuar nga BE-ja që atë draft ta dërgojë në Komisionin e Venecias.

Kryeministri Albin Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq më 26 qershor në Bruksel, ku temë kryesore do të jetë zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit./ksp

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?