Paguan mbi 900€ për ‘ultra all-inclusive’, pas një dite “Sharr Travel” i njofton se oferta ishte me mëngjes dhe darkë

Pushimet që kishin planifikuar t’i kalonin në një nga resortet në Orikum, një familjeje kosovare iu kthyen në telashe. Pagesa që kishin bërë më 15 qershor në agjencinë Sharr Travel për pesë netë në një hotel, me shërbimin “Ultra All-inclusive”, doli të jetë “një gabim”. Nga kompania nuk janë përgjigjur në thirrjet e redaksisë, edhe […]

Siç raporton Sinjali, familja 3 anëtarëshe kishte kryer pagesën prej 937.50 euro, që t’i kalonin pesë netë në një hotel në Orikum të Shqipërisë.

Për ofertën që e zgjodhën çifti, morën zbritje prej 50% për fëmijën e tyre të moshës së mitur.

Pagesa u krye më 15 qershor, për çka ‘Sharr Travel’ i lëshoi klientit edhe një ‘Voucher’ në të cilin është i bashkëngjitur edhe kuponi fiskal.

Siç shihet më poshtë, në dokumentin që familja ka marrë thuhet se shërbimi për të cilin kanë paguar është “Dhoma treshe/Ultra All-inclusive/ 5 netë”.

Me shpresën që në vikend të nisen drejt Shqipërisë, ditën e Bajramit, familja mori një mesazh nga kompania.

“Ju shënova vetëm me ju lajmëru dhe me ju kërku shumë familje por oferta 75 euro është evtëm me mëngjes dhe darkë. Po më vjen shumë keq ka ndodhë gabim nga ana ime” – është mesazhi që ‘Sharr Travel’ ia dërgoi klientit.

Tutje Sinjali raporton se palët kanë pasur më pas një bisedë telefonike, ku nga kompania i është thënë se për shërbimin “Ultra All-inclusive” duhet të paguajnë çmim tjetër.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?