OKB: Izraeli mund të ketë shkelur ligjet e luftës

OKB: Izraeli mund të ketë shkelur ligjet e luftës

Forcat izraelite mund të kenë shkelur në mënyrë të përsëritur parimet themelore të ligjeve të luftës dhe nuk janë kujdesur të mbrojnë jetët e civilëve në fushatën e tyre ushtarake në Rripin e Gazës, tha të mërkurën zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut. Raporti i publikuar sot u kritikua nga Izraeli, […]

Raporti i publikuar sot u kritikua nga Izraeli, që për nëntë muaj po vazhdon operacionin kundër Hamasit. Në një raport që shqyrton gjashtë sulme izraelite që shkaktuan numër të madh viktimash dhe shkatërruan infrastrukturën civile, zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se forcat izraelite “mund të kenë shkelur në mënyrë sistematike ligjet e luftës”, përfshirë parimin për të bërë dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve, masat paraprake dhe shkallën e forcës së përdorur në sulm.

Misioni i përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë i cilësoi si të gabuara gjetjet e këtij raporti dhe metodologjinë e përdorur. Raporti analizon hollësitë e gjashtë incidenteve që ndodhën mes 7 tetorit dhe 2 dhjetorit. OKB pati mundësinë të vlerësojë armët, qëllimet dhe mjetet e përdorura në këto sulme.

“Menduam se është me rëndësi nxjerrja e këtij raporti tani, veçanërisht duke e ditur se kanë kaluar rreth tetë muaj nga disa prej këtyre sulmeve dhe ende nuk kemi parë hetime të besueshme dhe transparente”, thotë Ravina Shamdasani, zëdhënëse e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut.

Ajo u bëri thirrje autoriteteve izraelite që të nisin një proces hetimor dhe shtoi se në mungesë të një procesi transparent është i domosdoshëm veprimi ndërkombëtar. Ndërkohë, në Jeruzalem ndodhet një delegacion dypartiak i Kongresit amerikan i udhëhequr nga ligjvënësi Steny Hoyer.

Në takimin me anëtarët e Komitetit Amerikano-Izraelit për çështjet publike, presidenti i Izraelit Isaac Herzog u shpreh “mirënjohës për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara krah Izraelit”, ndërsa bëri thirrje që mosmarrëveshjet të diskutohen me qetësi.

“Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen dypartiake që tejkalon të gjitha ndasitë dhe konfliktet e shoqërisë amerikane, në betejën tonë për një botë të lirë kundër Perandorisë së Djallit”, thotë zoti Herzog.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pretendon se Shtetet e Bashkuara po ndalojnë dërgimin e armëve të nevojshme për luftën në Gazë, duke lënë të kuptohet se kjo po ngadalëson ofensivën e Izraelit në qytetin jugor Rafah.

Sidoqoftë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se është pezulluar vetëm dërgimi i disa municioneve të kalibrit të madh.

Lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gazë është në muajin e nëntë.

Sulmi ajror dhe tokësor i Izraelit ka shkaktuar vdekjen e mbi 37,400 personave, sipas autoriteteve shëndetësore në territorin e kontrolluar nga Hamasi

Lufta në Gazë nisi pas sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor, kur u vranë rreth 1,200 persona dhe u morën peng mbi 250 të tjerë, sipas të dhënave izraelite.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?