Njohja e Kosovës – partia katalonase e sfidon ‘mendjen e ndërrueshme’ të kryeministrit spanjoll në Parlament

Njohja e Kosovës – partia katalonase e sfidon ‘mendjen e ndërrueshme’ të kryeministrit spanjoll në Parlament

Gjërat mund të ndërrojnë nga një moment në tjetrin (rreth njohjes së Kosovës), duke e marrë parasysh ‘mendjen e ndërrueshme’ të Pedro Sanchez. Këtë pohim e lëshon gazeta madrilene “La Razon” teksa raporton për iniciativën e partisë katalonase, Junts, për njohjen e Kosovës. “E vërteta është që Kosova mezi ia ka dalë të nxjerr njohje […]

Këtë pohim e lëshon gazeta madrilene “La Razon” teksa raporton për iniciativën e partisë katalonase, Junts, për njohjen e Kosovës.

“E vërteta është që Kosova mezi ia ka dalë të nxjerr njohje nga 100 vende (96 për të qenë të saktë), por ende s’e ka marrë ‘po’-në e pesëshes së BE-së: Spanjës Qipros, Greqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë”, shkruan gazeta madrilene me orientime të djathta dhe konservatore.

“Spanja, sa për tash, ka qenë larg së mbështeturi Kosovën, ndonëse nëse marrim për bazë ‘mendjen e ndërrueshme’ të Sanchez-it, gjërat mund të ndërrojnë nga një moment në tjetrin. Kjo për shkak se gjatë qeverisjes së kryetarit të socialistëve ka pasur ndërrime diametrike në Politikën e Jashtme me Marokon, dhe Junts-ët po duan ta detyrojnë ndërrimin edhe në drejtim të Kosovës”, shkruan më tej “La Razon”.

Junts-ët në iniciativën e tyre e përfshijnë një përgjigje të qeverisë spanjolle të tetorit 2021, ku artikulohen arsyet zyrtare për mosnjohjen e Kosovës.

“Spanja mban qëndrimin e mosnjohjes së deklaratës së njëanshme të pavarësisë të miratuar nga Prishtina në vitin 2008, si akt i njëanshëm. Megjithatë, nga një qasje konstruktive, ajo konsideron se është koha për të bërë përpjekje të konsiderueshme për zgjidhjen e çështjes së territorit të Kosovës në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me një marrëveshje që respekton të drejtën ndërkombëtare”.

Kosova më kot ka kërkuar njohjen e Spanjës, këta të fundit duke iu referuar dialogut të BE-së për një zgjidhje në kontestet me Serbinë që lë shijen e “shohim e bëjmë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në “El Pais” kërkonte njohjen nga Madridi duke provuar të artikulojë dallimet mes Kosovës dhe Katalonisë; si dy raste krejtësisht të ndryshme.

“Spanja duhet dhe do ta njohë Kosovën. Siç ka thënë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, kur fitoi çmimin Princi i Asturias: ‘Spanja nuk duhet të krahasohet kurrë me Serbinë, sepse Serbia kreu gjenocid në Kosovë’”, shprehej Kurti në gazetën spanjolle.

“Spanja duhet t’i bashkohet shumicës së shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s, të cilat e njohin Kosovën. Nuk duhet të jetë pakicë. Njëzet e dy nga 27 anëtarë të BE-së e njohin Kosovën, si dhe 26 nga 30 shtete anëtare të NATO-s. Spanja duhet t’i bashkohet shumicës”, përfundonte Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?