Nis dëshminë ish-ushtari i UÇK-së Kurtesh Fondaj, ZPS: Ai do të flas për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm

Nis dëshminë ish-ushtari i UÇK-së Kurtesh Fondaj, ZPS: Ai do të flas për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka nisur dëshminë dëshmitari i 73-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kurtesh Fondaj i cili ka kodin W04744 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar përfaqësuesi i ZPS-së, prokurori Matt Halling i […]

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka nisur dëshminë dëshmitari i 73-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kurtesh Fondaj i cili ka kodin W04744 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar përfaqësuesi i ZPS-së, prokurori Matt Halling i cili tha se ai do të flas për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Dëshmitari 04744 është një ish-ushtar i UÇK-së dhe do të flas për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së”, tha prokurori Halling.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë rreth tri ditë e që dy orë prej tyre janë ndarë për përfaqësuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuara. Ndërsa, mbrojtja e të akuzuarve ka parashtruar se i duhen shtatë orë e gjysmë për kundër pyetjet e tyre.

Në fillim të dëshmisë së tij, këtij dëshmitari iu dha një hartë në të cilën iu kërkua që të shënjonte zonat e përgjegjësisë së Brigadës 123 si dhe batalionet e ndara nëpër këto zona.

“Batalioni i tretë nuk ka funkisonu dhe nuk është formu gjatë luftës por është paraparë që të veprojë në atë rend. E kam shënu me vija të ndërprera sepse ky batalion nuk ka funksionu në këtë rajon, por që ka qenë në plan”, tha dëshmitari duke iu kërkuar më pas që të shënonte zonën e përgjegjësisë së brigadës 128, 122.

Ndërsa, për zonën e përgjegjësisë së Brigadës 124, dëshmitari  tha se ka qenë kryesisht zona e Komunës së Rahovecit dhe se komanda në atë periudhë ka qenë Zatriçi.

I pyetur se a ka pas një shtab të përgjithshëm apo komandë kryesore të kësaj brigade dëshmitari tha se ata e kanë ditur se bëhej fjalë për një batalion special i udhëhequr nga Komandant “Guri”.

“Na e kemi ditë që po. Bëhet fjalë për në batalion special që e ka udhëhequr komandant Guri.

Ndërsa, për Brigadën 123 dëshmitari tha se ka pasur një njësi speciale brenda saj e cila ka funksionuar në kuadër të batalionit të parë.

“Ka qenë një njësitë i vogël që e kemi quajt si njësi speciale. Ka funksionu brenda batalionit të parë brenda Brigadës 123”, tha dëshmitari duke shtuar se mbiemri i atij që e udhëhiqte ishte Krasniqi duke mos iu dëgjuar emri i tij.

Ai gjithashtu u pyet se Zona e Pashtrikut a ka qenë në komunikim me zonat e tjera operative.

“Në Korrik 98-ës nuk kanë figuru zonat operative. Ndoshta ka qenë si koncept në letër por me funskionu nuk kanë qenë funkisonale. Edhe për zonën e Pashtrikut”, u përgjigj dëshmitari.

Dëshmitari pohoi se në fillimet e saj,  njësitet e UÇK-së në Zonën e Pashtrikut  i raportonin Shtabit të Përgjithshëm por që kjo zonë nuk funksiononte në tërësi deri në dhjetor kur në komandë të saj u bë komandant Drini.

Tutje, dëshmitari u pyet se si realizohej komunikimi në mes brigadave për çka ai tha se sa i takon çështjeve organizative ai nuk është fort në dijeni.

“Në korrik 1999 kam qenë komandant i një togu e detyra jem ka qenë ë i përgatitë ushtarët për përdorim të armeve… Sa i takon çështjeve organizative nuk jam fort në dijeni. Por sa e di unë komunikimu është realizu me shtabin e Përgjithshëm, kryesisht me Bislim Zyrapin”, tha Fondaj.

Vlen të theksohet se të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit përveç Jakup Krasniqit i cili është i pranishëm përmes video-lidhjes. Po ashtu, përmes video-lidhjes është i pranishëm në sallë edhe gjyqtari Christopher Barthe për arsye të problemeve me transportin.

“Besojmë që do të vijë nesër. Ka pas probleme me transportin”, tha Charles Smith III për gjyqtarin Barthe.

Në fillim të seancës kryetari i trupit gjykues dha disa urdhra me gojë duke përfshira edhe riklasifikimi e disa provave materiale nga konfiendciale në publike si dhe u urdhërua ZPS-ja që të tregojë deri nesër se kush do të jenë dëshmitarët e mundshëm që do të dëshmojnë pas dëshmitarit 04752.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?